Jump to content

Ibrahim Krajkova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibrahim Krajkova
Lindi3 Prill 1948
Kosova Kosova, Mitrovicë
Vdiq14 Nëntor 2015 (67 vjeç)

Ibrahim Krajkova ishte një humorist shqiptar i njohur për rolin e personazhit fiktiv Leci. Ai u lind më 3 Prill 1948 në Mitrovicë dhe vdiq me 14 Nëntor 2015 në Prishtinë.

Ai njihet për projektin filmik “Treshi përsheshi”, një projekt i përbashkët me Rasim Thaçin, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.

Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore.

Pas një sulmi në zemër Krajkova u tërhoq nga skena publike. Ai u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare dhe sot prehet në varrezat e qytetit në Prishtinë.

/

  • Qesh e ngjesh (1986)
  • Treshi Përsheshi (1986-1990)
  • Nusja nga Diaspora (2007)
  • Lecë Kazanova (2009)
  • Molla me erë (1993)
  • Peshku i Artë (2001)
  • Vjeshta e Trëndafilave (2001)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]