Ibrahim Ramadani
Dr. sc.Ibrahim Ramadani u lind më 15 prill 1959 në fshatin Muhovc, komuna e Bujanocit.
[redakto] Biografia
Ibrahim Ramadani shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Bujanoc, kurse Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Dega e Gjeografisë në Prishtinë, e mbaroi në vitin 1982. Studimet posdiplomike i kreu në vitin 1989 në Fakultetin e Arkitekturës në Sarajevë, drejtimi “Planifikimi hapësinor me rregullim të mjedisit”, me temën “ Analiza e zhvillimit të sistemit urban të Qytetit të Prishtinës”, dhe mori titullin shkencor Magjistër i shkencave urbanistike. Që nga viti 1982 deri ë vitin 1990 punoi si mësimdhënës i gjeografisë në gjimnazin “ Sami Frashëri" në Prishrinë, ndërsa në vitin 1997 zgjidhet ligjërues për lëndën Ekologjia Humane, në fakultetin e Shkencave Matemaike- Natyrore, Departametni i Gjeografisë në Prishtinë.
Në vitin 2002 mbrojti desertacionin e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Gjeografisë në Prishtinë, poashtu në fushën e planifikimit dhe urbanizmit të hapsirëes, me temën “ tranzicioni hapsinor dhe urbanistik i vendbanimeve rurale”.
Ibarahim Ramadani ka publikuar një numër të konsiderueshëm punimesh në revistat lokale dhe jasaht Kosovës, kryesisht në fushat e urbanizmit, planifikimit hapsinor dhe mjedisit jetësor.
Aktualisht është shef i Deparatmentit të Gjeografisë pran Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.