Ilia Shyti
Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë, vdiq më 26 nëntor 2003, ishte aktor dhe regjisor shqiptar.
Veprimtarinë e tij e filloi si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1954 ai u vendos pranë Kinostudios “Shqipëria e re”, sot Qendra Kinematografike Shqiptare. Katër vite më vonë, në vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë me metrazh të shkurtër “Tana”.
Edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike dhe të vogla, Ilia Shyti, arriti të ripërtrijë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 45 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborja, tek filmi "Vitet e para", përgjegjësi i ofiçinës, tek "Brazdat", gjyshi, në filmin për fėmijë "Qyteti më i ri në botė", mësuesi në "Koncert në vitin 1936", babai i Etlevës në "Treni niset në 7 pa pesë", ish-gjenerali në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" etj.
Filmografia [redakto]
- Dashuria e fundit (1995)
- E diela e fundit (1993)
- Unë e dua Erën (1993)....... Doktori
- Vitet e pritjes (1989).... gjyshi i Gjonit
- Djali elastik (1989) ........ Gjyshi i Arjanit
- Treni niset më shtatë pa pesë (1988)..Babai i Etleves
- Tre vetë kapërcejnë malin (1988)
- Këmishët me dyllë (1987)
- Një vitë i gjatë (1987)
- Rrethi i kujtesës (1987)
- Tela për violinë (1987) ...... Babai i Mucos
- Gabimi (1986) ................ Gjyshi i Martinit
- Kronikë e atyre netëve (1986)
- Asgjë nuk harrohet (1985).......Shoku Ziver, veteran i luftes
- Shirat e vjeshtës (1984)
- Zambakët e Bardhë (1984)
- Era e ngrohtë e thellësive (1982)
- Vëllezër dhe shokë (1982) ..... Kryetari i Komunes
- Intendanti (1980) .............xha Zeneli
- Liri a vdekje (1979)
- Ne shtepine tone (1979)
- Pranverë në Gjirokastër (1978). Xha Petro
- Rrugë të bardha (1974)......... Xha Rizai
- Qyteti me i ri ne bote (1973)
- Brazdat (1973 )................ pergjegjesi i oficines
- Yjet e netëve të gjata (1972).. Zekoja
- Mëngjeze lufte (1971)
- Vitet e para (1965)
- Toka jonë (1964)
- Detyrë e posaçme (1963)
- Debatik (1961)
- Fortuna (1959)
- Tana (1958)

