Ilir Begolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Begolli (20 prill 1953, Pejë - 13 gusht 2023, Prishtinë) është mjek dhe profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës për lëndët mjekësi sociale, statistikë mjekësore me informatikë, menaxhment në fizioterapi dhe shkathtësi komunikimi dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.[1] [2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilir Begolli është lindur më 20 prill 1953 në Pejë, ku kishte mbaruar shkollimin fillor për të vazhduar pastaj në Prishtinë. Dr. Begolli, studimet bazike i kishte përfunduar në vitin 1978 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kosovës; Specializimin në Mjekësi Sociale në vitin 1982; në vitin 2001 ka përfunduar magjistraturën në fushën e Shëndetësisë publike; ndërsa në vitin 2009 doktoraturën po ashtu, në fushën e shëndetësisë publike.[3]

Gjatë karrierës së tij të pasur akademike dhe profesionale, përveç angazhimit në procesin edukativ dhe arsimor, Ilir Begolli ishte hartues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë; duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes angazhmit të tij profesional si mësimëdhënës dhe si ekspert në lëminë e shëndetësisë publike, për çka do të jetë i vlerësuar gjithmonë nga niveli akademik, kolegët, studentët, qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme në Kosovë. Gjatë tërë karrierës ka punuar në edukim dhe promovim shëndetësor me të rinjtë dhe grupe tjera të popullatës duke ofruar informata lidhur me shëndetin dhe sjelljet e shëndosha.[4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://niph-rks.org/per-ikshpk/stafi/
  2. ^ https://www.adscientificindex.com/scientist/ilir-begolli/4489831
  3. ^ https://www.kosovarja-ks.com/vdes-ilir-begolli-profesor-i-upse-dhe-specialist-i-shendetesise-publike-ne-ikshpk/
  4. ^ https://www.zeri.info/aktuale/502220/vdiq-mjeku-dhe-profesori-universitar-ilir-begolli/