Ilir Dhima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Dhima gazetar shqiptar, studioi për gazetari në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike të Universitetit të Tiranës, në vitet 1973-1977. Dhima e nisi karrierën si gazetar dhe redaktor në Televizionin Publik Shqiptar ku qëndroi nga viti 1976 deri në vitin 1982. Ai u mor me përgatitjen dhe drejtimin e emisioneve të ndryshme televizive.

Nga viti 1982 deri në vitin 1993 Dhima punoi si redaktor në gazetën “Bashkimi”, ku u mor me shkrime të zhanreve të ndryshme.

Në vitin 1996 Dhima themeloi Revistën “Tribunë Juridike”. Ai punoi si Kryeredaktor i kësaj reviste deri në vitin 2009.

Prej vitit 2011 Dhima themeloi dhe ishte Kryeredaktor i Revistës “Avokatia”, organ zyrtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, deri në fund të jetës së tij.

Prej vitit 2005 Dhima ishte aktiv si komentator për çështje politiko-juridike në media të ndryshme në vend si Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com etj

Gazetari Ilir Dhima gjatë jetës së tij iu dedikua edhe karrierës akademike ku punoi për vite me radhë si pedagog i në Universitetin Jopublik “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” dhe Universitetin Jopublik “Akademia Profesionale e Biznesit”, ku jepte lëndët e “E drejta kushtetuese” dhe “Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut”.