Ilir Shaqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ilir Shaqiri.jpg

Ilir Shaqiri është këngëtar shqiptar nga Kosova.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Kenget e ilir shaqirit ishin logjistike per UCK-ne


Ilir Shaqiri u lind ne Buroje te Drenices me 12 qershor,1960

Mesimet fillore i ka bere ne Turiqec, ato te mesmet per farmaci ne Prizren, te lartat ne gjuhe dhe letersi shqipe ne Prizren dhe ne Univerzitetin e Prishtines. Eshte magjister i letersise shqipe. Eshte dekotuar nga presidenca e Shqipërise me urdherin Naim Frasheri i Arte-Artist i Merituar ne vitin 2011.

Ne vitin 1978 del per here te pare para publikut ne Shtepine e kultures ne Prizren.

Ne vitin 1983 ne festivalin "Rapsodet Kendojne" ne Drenice merr Cmimin e pare nga juria profesionale.

Ne vitin 1984 me Shoqerin Kulturore "Akumulatori" te Mitrovies ne festivalin e Kaqanikut vleresohet si interpretues i shkelqyeshem dhe vokal me ardhmeri te sigurt.

Me 1985 se bashku me heroin e sotshem te kombit shqiptare Hamez Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe te njejtin ansambel e kane udhehequr deri me 1990.

Me 1985 ne festivalin "Theranda 85" vlersohet per interpretim.

Ne vitin 1988 boton albumin e pare "D'jem petrita ka rrit Drenica".

Ne vitin 1989 "Luma e kuqe ka lidh bese".

Ne vitin 1989 "Fale te qofte gjaku Kosove".

Ne vitin 1990 "Fjalet e Qiririt" dhe videoprojektin e pare ne boten e kultures shqiptare "Plisat udhetojne kah dielli".

Ne vitin 1991 ka mbaruar dy kurse per solokendim ne Tirane.

Ne vitin 1991 doli me albumin "Kenge e rralle" dhe video projektin "kthehu" te gjiruar nga RTSH-Tirane.

Ne vitin 1992 doli me albumin "Ketu kam folene" dhe ka marr Cmimin e pare te publikut ne festivalin "Festarb" 1992 ne Shkup, festivali i pare ku bashkoi te gjithe krijuesit shqiptare.

Me 1993 doli me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zeri i atdheut".

Mori pjese ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit Udhet e mia.

Me 1994 botoi albumin "Tingujt e Zjarrt" dhe pjesemarrje n efestivalin e kenges ne RTSH me kengem e Naim Gjoshit Jam Evrope.

Me 1994 ka marr pjese ne festivalin nderkombetar "Folkmoot USA" 1994 ne Karolinen Veriore dhe eshte nderuar me nje qmim special.

Ne vitin 1995 ne festivalin "Kenga Shqiptare" ne Prishtine merr dy qmimet e para ate te jurise dhe te publikut.

Me 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite te rendesishme" me regjizorin Is Qosja.

Me 1998 botoi albumin "Ketu Shkelqen Plisi", dhe mbajti 68 koncerte ne perkrahje te UCK-se neper Evrope: Gjermani, Zvicerr, Belgjike, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holande dhe Shqipëri.

Me 6 mars 1999 merr pjese ne pervjetorin e pare te renies se Komandantit legjendar Adem Jashari ne Prekaz, gjat luftes.

Me 1999 boton "Clirimtari".

Me 2000 boton "Garda e Kosoves".

Me 2001 boton "Kenget e Perndritjes".

Me 2002 boton "Bota e Rinise" Ilir Shaqiri eshte autor i permbi 400 kengeve te lehta, popullore dhe folklorike.

Ai ka marr pjese ne me shume se 1000 koncerte dhe permbi 900 prej tyre jane humanitare.

Nga viti 1988 eshte kengetari me i kerkuar ne te gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojne shqiptaret. Kenget e tij jane prezantuar ne shume radio dhe TV te botes.

Ai jeton dhe punon ne Prishtine ne studion e tije "Iliria".

Ne koncertin nderkombetar te Berukselit 1999 ai eshte cilsuar dhe vleresuar si kengetari "EMBLEMATIK I BALLKANIT


JA VLERSIMET E TETJERVE PER ILIRIN

Agon Shaqiri Intelektual dhe lobist Shqipetar: Iliri eshte heroj i gjalle i Shqiptarëve i cili kengen e beri viktim per clirimin e kombit. (2002)

Rexhep Munishi etnomuzikolog: Ilir Shaqiri ka stil të mvetësishëm prej artisti. (2000)

Bunjamin Hakiki Fillozof analist i shquar Shqipetar:Iliri eshte kengetar qe nuk gjended lehte . (1998)

Bahtir Sheholli etnomuzikolog: Iliri hapi një pus të ri krijimtarie,por asnjëher nuk pështyu në te vjetrin. (1995)

Rexhep Qosja nderi i kombit: Kënga e tijë then mure. (1994)

Naim Gjoshi kompozitor: Në zërin e tijë është mbledhur e tërë drama kosovare, këngët e mia do të ishin ndryshe pa zërin e tijë. (1998)

Ali Lleshi publicist: Pushka e tij ka të shtime të madhe dhe shënjestër të kalkulauar. (1994)

Mehmet Kajtazi shkrimtar: Kur këndon Iliri ma zgjon Ilirinë. (1997)

Nafije Grainca publiciste: Ai është ringjallje e ndjenjave kombëtare. (1997)

Gjeneral Kudusi Lame: Në luftën e Kosovës luftuam me pushkë e topa ndërsa Iliri ka luftuar me raketa. (2002)

Isa Qosja regjizor: Të tjerve ua kisha ndaluar ti këndojnë atdheut. (1998)

Minire Fetahu gazetare e kulturës: Emri i tij është sinonim i këngës së bukur shqiptare. (1996)

Sami Piraj gazetar kulture: Ai din më së miri ta jetsojë këngën epike,ashtu si i ka hije asajë. (1993)

Agim Vinca shkrimtar: Iliri i artikuloi më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës përmes artit të këngës. (1994)

Xhevdet Gashi kompozitor: Iliri krijon muzikë tepër etnike dhe mua më jep mundësi të mëdha për orkestrim dinjitoz. (2002)

Abdullah Zymberi Dr. i gjuhës shqipe: Në këngët e tijë fusha është më e gjelbruar,mali është më i lartë,atdheu më i dashur. (1995)

Vaqe Zela A artiste e popullit: Me zërin e tijë Kosovën e ndjejë më afër. (1992)

Fatmir Limaj: Këngët e tijë ishin logjistikë për UCK-në. (2000)

Nexhmije Pagarusha: Ai futi fjalën intelektuale në këngë. (1996)

John Arcadius Artist belg: Ilir Shaqiri është emblematiku i muzikës shqiptare në Europë. (1999)

Aurela Gaqe këngëtare: Ilir Shaqiri i është përkushtuar me serjozitet e përgjegjsi këngës së bukur shqiptare. (1997) dhe ne vitin 2009 u be drejtor i radio televiziont te kosoves