Ilirjana Dema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilirjana Dema prej 33 vitesh është pedagoge në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Muzikës, Tiranë. Ka fituar gradën "Doktor" dhe mban titullin "Profesore e Asociuar". Prej vitesh angazhohet në shtypin periodik si muzikologe. Është autore e librit "Metodologjia e edukimit ritmik". "Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçel" është libri i saj i dytë. Muzikologia Ilirjana Dema ka tashmë një jetë të tërë që qëndron pranë instrumentistëve, ua dëgjon me vëmendje që të gjitha koncertet, shkruan portrete dhe impresione për ta, gjykon vlerat dhe evolucionin e tyre me peshoren e profesionistes dhe adhurimin për kolegët e talentuar.