Indrit Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Indrit Hoxha ka lindur në Tiranë më 13 Dhjetor të vitit 1989. Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 2014 për Shkenca Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Indrit Hoxha kontribuon prej disa vitesh pranë Partisë Demkratike. Anëtar i Partisë Demokratike që në moshë të re dhe zë i rëndësishëm i të rinjëve demokrat në media dhe në forume. Prej vitit 2015 deri në vitin 2022 ai ka mbajtur funksionin e sekretarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare.  

Aktualisht, Z. Hoxha është anëtar i kryesisë së partisë. Ai mban postin e Sekretarit të Diasporës brenda Partisë Demokratike. Gjatë kësaj detyrë zoti Hoxha ka krijuar bashkëpunim dhe lidhje të forta midis Partisë Demokratike dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu ai ka përfaqësuar partinë në disa forume të rëndësishme ndërkombëtare.

Krahas angazhimit politik, Indrit Hoxha ka shërbyer në Bashkinë Tiranë prej viti 2011 deri në vitin 2015, pranë sektorit të tatim taksave dhe drejtorisë së personelit ku ka njohur nga afër shqetësimin qytetar si dhe problematikat e ekonomisë dhe taksave lokale.

Pas përvojës së sukseshme në shërbim të qytetarit pranë Bashkisë Tiranës, Z. Hoxha aktualisht administron kompaninë “Air Fire Albania” e cila operon në tregun Europian. Me një formim të shkëlqyer akademik, njohës i administratës publike si dhe një sipërmarrës i sukseshëm, Z. Indrit Hoxha propozon oferten e tij politike për Bashkinë Vorë duke kandidur për Kryetar të Bashkisë Vorë nën logon e Koalicionit fitues “Bashkë Fitojmë”.