Iniciativa Kundër Racismit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Iniciativa Kundër Racismit është një shoqatë e pavarur nga shteti dhe nga institucione, shoqata, organizata të tjera. Ndodhet në Selanik të Greqisë. Aktiviteti ka filluar në fillim të viteve 90-të, si përgjigje ndaj racizmit, diskriminimit, shfrytëzimit etj që ndjenin dhe ndjejnë mbi kurrizin e tyre emigrantët e çdo kombi në Greqi.
Gjatë këtyre viteve deri më sot janë organizuar festivale, demostrata dhe ndërhyrje ne burokracinë shtetërore greke kundër racizmit në çdo formë. Për sa i takon emigrantëve shqiptarë IKR organizoi festivalin e parë në vitin 1997 me pjesëmarrjen e shumë emigrantëve shqiptarë. Nga ky festival doli edhe shoqata e parë shqiptare në Selanik me emër Shoqata Shqiptare. Përveç asaj sot në Selanik ekzistojnë Shoqata e Miqësisë Greko-Shqipëtare, shoqata Nënë Tereza dhe Shoqata e Shkrimtarëve "DRITA".