Instituti Monetar Evropian
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Instituti Monetar Evropian (IME) (ang: European Monetary Institute ose EMI) ishte paraardhësi i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ajo inkurajoi bashkëpunimin mes bankave kombëtare të vendeve të Bashkimit Evropian.
E krijuar më 1 Janar 1994, ishte instituti kyç monetar i fazës së dytë të Unionit Ekonomik dhe Monetar të Bashkimit Evropian, dhe u shpërbë me krijimin e BQE-së dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
Presidenti i parë i IME-së ishte Alexandre Lamfalussy.
| Ky artikull nga Bashkimi Evropian është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |