Jump to content

Inva Mula

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikulli nuk ka një formulim enciklopedik, por është më shumë në formën e CV (nuk pranohet nga normat e wikit). Artikulli ka nevojë për vendosje burimesh.

Inva Mula (Tiranë, 26 qershor 1963) është një soprano shqiptare me nënshtetësi franceze, e cila ka pasur karrierë të shquar ndërkombëtare. Që prej viteve 90, Mula ka jetuar ndërmjet Tiranës dhe Parisit. Është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës (WAAS).

Karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka kënduar që në fëmijëri. Në vitin 1978, moshën 15-vjeçare u paraqit në festivalin e fëmijëve në Shkodër me këngën e kompozuar nga i ati, "Kur këndoj për ty moj nënë."[1]

Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelonë. Më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medée" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizesë në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti nga Verdi operën "Falstaff" në teatrin “La Scala” të Milanos dhe Rigoletton në Arenën e Veronës.

Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme, si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto.

Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amoreTuluzë të Francës. Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu u njoh shumë për mënyrën e të kënduarit të saj gjë që e bëri atë më të famshme.

Mula është e bija e këngëtarit dhe kompozitorit Avni Mula dhe sopranos dhe muzikologes Nina Mula.

Ka qenë e martuar me kompozitorin e muzikës së lehtë shqiptare Piro Çako (1987-2010), me të cilin ka një djalë. Nga viti 2009, është e maturar me sipërmarrësin shqiptar nga Kosova Hetem Ramadani.

  1. ^ "Kur këndoj për ty moj nënë". Nostalgji shqiptare - Youtube. Marrë më 21 korrik 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)