Ireneu i Lionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ireneu i Lionit

Ireneu i Lionit ose Shën Ireneu (greqisht: Εἰρηναῖος; Saint Irenaeus) (~130 – ~200) antropolog dhe babai i kishës.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind rreth vitit 130 në Smirnë apo në rrethinën e saj. Si i ri kishte pasur rast të dëgjonte Polikarpin. Vendi ku jetonte Ireneu ishte vendi i intelektualëve teologjikë, ku edhe Ireneu ishte pajisur me një dije të tillë. Vdes si martir në moshën e shtyrë, 70-vjeçare. Martirizohet sikurse të parët e tij, bashkë me dyzet besimtarë. Veprimtaria e tij kryesore ishte e drejtuar kundër gnosticizmit, por edhe në përhapjen e ungjillit në Gali. Nuk dihet saktësisht data e vdekjës, diku rreth v. 202, gjatë sundimit të perandorit Septimium Severit, salvues i Kishës.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas Euzebit, Ireneu shkroi shumë vepra në gjuhën e vet amëtare greke. Nga të gjitha janë të ruajtura vetëm dy: Adversus haereses (Kundër herezive) dhe Demonstratio praedikationis apostolicae (Paraqitja e predikimit apostolik). Vepra e parë ka pesë libra. Kjo vepër është e drejtuar kundër gnostikëve dhe herezive në terësi. Sa i përket stilit të shkrimit, ka një bazë të fortë teologjike. Si parim e merr gnozën e Valentinit. Në librin e tretë përdor Shkrimin e shenjtë, sidomos librat e Besëlidhjes së Vjetër. Libri i katërt flet kundër gnostikëve për Domini sermones (Fjalimet e Zotit), duke cekur bashkësinë e dy Besëlidhjeve, e cila paraqet argumentin themelor në polemikë. Libri i pestë flet mbi ringjalljen e trupit, të cilën gjë gnostikët e mohojnë, dhe në fund flet mbi eshatologjinë. Vepra e dytë Demonstratio praedikationis apostolicae, e cila është e gjetur me 1904 në përkthimin armen, është vepër e të gjitha të vërtetave të fesë dhe mjaft e thjeshtë. Libri ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë flet mbi simbolet dhe të vërtetat e fesë (Zoti, krijimi, njeriu, rënia e tij në mëkat, historia e shëlbimit, mishërimi i Jezu Krishtit dhe shëlbimi). Pjesa e dytë është kristologjike, përpunon plotësimin e profetizimit mesianik të Jezu Krishtit. Këto dy pjesë plotësojnë njëra tjetrën.

Vlerësim[redakto | redakto tekstin burimor]

Ireneu (130-208) (dishepull i Polikarpit) përfaqëson lidhjen midis Lindjes dhe Perëndimit. Ai e shikon procesin e shpëtimit si një proces të ripërtëritjes, ku ajo që njëherë ishte e humbur nëpërmjet Adamit, u rifitua përsëri nga Logosi i trupëzuar. Që t’i kundërvihej Marcionit, Ireneu këmbënguli në unitetin e Biblës; mirëpo me qëllim që ta bënte këtë, ai e ndjeu si detyrë që të mbante një qëndrim evolucionist ndaj Biblës. Sipas tij, Perëndia i zbulohet njeriut shkallë-shkallë, duke përparuar, kështu që mbarimi nuk mund të ndahet nga fillimi. Megjithëse këtu ka diçka të vërtetë, Ireneu filloi një lëvizje që e nënvleftësoi Besëlidhjen e vjetër, e cila shikohej vetëm si parapërgatitje e asaj që do të pasonte, prandaj edhe me vlerë të ulët teologjike. Ai theksoi shumë plotësimin e profecive, prandaj Besëlidhjen e vjetër e paraqiti si një xeherore të teksteve, të cilët shërbenin si dëshmi. Ai nuk bëri kurrë një teologji të Besëlidhjes së vjetër. Ireneu përmend i pari shprehjen «hyjnizim», sipas së cilës nënkuptonte përshtatje me shëmbëllesën e përsosur të Perëndisë siç shihej tek Jezusi. Mjerisht, ky term (hyjnizim) u interpretua më vonë në mënyrë platonike nga kisha ortodokse, dhe kjo çoi në keqkuptimin që ekziston sot e kësaj dite.

Antikrishti[redakto | redakto tekstin burimor]

Ireneu besonte se Antikrishti (Mesia i rremë) do të ishte hebre. Kombi i Izraelit do të bjerë nën udhëheqjen e Mesisë së rremë, me emrin Antikrisht ose Profet i rremë (Egërsira e dytë. shih Zb. 13,11-17). 11Pastaj pashë një Egërsirë tjetër duke dalë nga toka. Ajo kishte dy brirë si qengji, por fliste porsi kuçedër. 12Pushtetin e saj e ushtronte në emër të Egërsirës së parë. Ajo e detyroi tokëna dhe të gjithë banorët e saj të adhuronin Egërsirën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse. 13Egërsira e dytë bëri mrekulli të mëdha: Në sy të të gjithëve bëri që zjarri të binte nga qielli në tokë. 14Me anë të mrekullive që bëri në emër të Egërsirës së parë, i mashtroi të gjithë banorët e tokës*. Egërsira ua mbushi mendjen të ngrinin një shtatore për nder të Egërsirës së parë që ishte plagosur me shpatë, por që kishte shpëtuar.

15Egërsira e dytë mund ta gjallëronte shtatoren e Egërsirës së parë, në mënyrë që ajo të fliste e të urdhëronte të vriteshin të gjithë ata që nuk ia kishin adhuruar shtatoren. 16Egërsira i kishte të gjithë në dorë: të mëdhenj dhe të vegjël, të pasur dhe të varfër, të lirë dhe skllevër. I detyroi t’u vihej shenjë në dorën e djathtë ose në ballë. 17Vetëm ai që e kishte këtë shenjë, kishte të drejtë të blinte ose të shiste. Shenja përbëhej nga emri i Egërsirës ose nga shifra e këtij emri. 18Për këtë duhet mençuri. Kush ka mend, mund ta zbulojë kuptimin e shifrës, sepse ajo shënon emrin e një njeriu. Kjo shifër është 666.**

_______________________________

  • do të jetë toka e Izraelit ku do të përqëndrohet sprova e madhe. ** 6 = njeriu, x 3 = Perëndia, d.m.th. njeriu që hiqet si Perëndi.

Kjo egërsirë po dilte nga toka, e toka do të thotë toka e Izraelit (hebr. ha-arec = erec Jisrael). Ky njeri lidh një marrëveshje prej 7 vjetësh me diktatorin perëndimor që garanton mbrojtjen e Izraelit si edhe lirinë e kultit fetar. Pas 3 vjetësh e gjysmë (një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti - shih Dan 7,25) ose 42 muaj ose 1.260 ditë. shih Zb 12,6.14), kjo marrëveshje shkelet kur diktatori perëndimor pushton Izraelin dhe e detyron me adhurimin e vetvetes në Tempull. Kështu kombi izraelit bie në idhujtari. Për këtë bie dënimi nga Perëndia në mbarë kombin në formën e ngushticës së madhe. Vetëm kthimi i Mesisë, në kulmin e shkatërrimit, e shpëton kombin nga shuarja e plotë nga duart e armiqve. Profecia në librin apokaliptik të Danielit thotë: 24Brirët tregojnë që në këtë perandori do të sundojnë dhjetë mbretër, por pastaj do të vijë në pushtet një mbretb i njëmbëdhjetë, i cili dallohet nga të gjithë paraardhësit e tij. Ai do të rrëzojë tre mbretër nga froni. 25Ai do të flasë me përbuzje për Perëndinë më të lartë dhe do ta shtypë popullin e tij. Ai do të kërkojë ta anulojë Ligjin e Perëndisë (d.m.th. Izraelin) dhe festat e shenjta. Për një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti, do ta shtjerë në dorë popullin e Perëndisë. 26Por pastaj do të mblidhet gjyqi qiellor dhe do t’ia heqë pushtetin; ai do të shkatërrohet përfundimisht. 27Perëndia më i lartë do t’ia kalojë pushtetin mbi mbarë botën popullit të tij të shenjtë. Perandoria e tij do t’i zëvendësojë të gjitha perandoritë e tjera, dhe do ta bashkojë në një perandori pushtetin dhe madhështinë e tyrea. Por Perëndia do ta ketë pushtetin përgjithmonë, dhe të gjithë të fuqishmit do t’i shërbejnë dhe do t’i nënshtrohen.» (Dan 7,24-27, i cil i referohet egërsisë së parë (Zb 13,1-8).

Profecia paralele te Danieli 9,27: 27Për një periudhë prej shtatë vjetësh sundimtari i ri (Titi i dytë = diktator evropean) do të lidhë një marrëveshje të sigurt me shumicënë e popullit (izraelit), por në mesin e kësaj periudhe prej 7 vjetësh do të ndalohet shërbesa e flijimit në Tempull. Në majin e Tempullit do të ngrihet shtatorja idhujtare (e diktatorit), që do të mbetet atje, derisa të bjerë mbi atë që e vendosi atje (antikrishti) shkatërrimi i cili i është paracaktuar.»

Të dhënat e metejshme rreth antikrishtit naset te 2 Selanikasve 2,1-7: Vëllezër, ju pritni që të vijë Jezusi, Zoti ynë, dhe që të bashkohemi me të. Por ju lutemi: 2Mos u ngatërroni aq shpejt, as mos u trembni për shkak të pohimit se tashmë mbërriti dita e Zotit. Mos i besoni edhe në qoftë se ndokush pretendon ta bazojë pohimin e tij në ndonjë vegim gjoja profetik, në ndonjë fjalë ose në ndonjë letër gjoja të shkruar nga ne. 3Mos lejoni të gënjeheni kurrsesi nga askush! Më parë duhet të vijë apostazia e madhe* dhe të shfaqet Mesia i rremë, që bashkon në vete gjithçka të keqe dhe që është paracaktuar për rrënim. 4Ai do të ngrihet përmbi çdo të ashtu-quajtur perëndi ose objekt të adhurimit, saqë ta ngrejë fronin e tij edhe në Tempullin e Perëndisë duke pohuar se ai është vetë Perëndi. 5Po a nuk ju bie ndër mend se jua kam thënë këtë gjë kur isha mes jush? 6Tani e dini se çfarë e pengon që (Mesia i rremë) të shfaqet në kohën e paracaktuar. 7Vërtet, fuqia e kryengritjes tashmë po vepron, por ka diçka që e pengon atë të shfaqet derisa të jetë hequr nga mesi. _______________________________

  • ose kryengritja e madhe. Apostazi do të thotë: largim nga feja. Ndoshta aludim për apostazinë e Izraelit, kur ai të bjerë në idhujtari duke adhuruar mesinë e rremë (antikrishtin). Shih Apok. 13,11-17 dhe Dan. 11, 36-39 ku bëhet fjalë kryesisht për ngjarjet që do të ndodhin në tokën e Izraelit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]