Irhan Jubica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Irhan Jubica
Emri Irhan
Mbiemri Jubica
Lindur më 1973
Lindur në Shkodër
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetar ]]

Irhan Jubica lindi në Shkodër1973. Më 1994-'95 kryeredaktor i gazetës "Thyerje". Më 1996 kryeredaktor i revistës letrare "Orana", më 1997 vazhdim, koordinator i Penclub "Orana", një grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kulturës ne gazetën "55". Më 1999 themelon dhe drejton gazetën "Fjala e Shkodrës". Më 1996 boton vëllimin e pare poetik "Beduini i fundit" ("Orana"), ndërsa më 1997 vëllimin në proze "Nata e Shën Valentinit" ("Marin Barleti"). Pjesë të zgjedhura nga veprat e tija janë botuar në mjaft revista në gjuhët italisht e anglisht.

Ka botuar ne shtypin letrar dhe atë periodik artikuj problematike kulture, veprat e tija poetike e prozaike, si dhe përkthime nga italishtja e anglishtja. Që prej vitit 2002 themelon dhe drejton revistën letrare shqiptare "ars" që është e para revistë letrare që botohet njëkohësisht në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Gjithashtu, qysh prej nëntorit 2006 themelon e drejton gazetën "Opinion".