Isa bin Marjam
Isa bin Marjam (në gjuhën arabe: عيسى بن مريم) është një profet në Islam dhe një nga pesë të dërguarit më të mëdhenj të Perëndisë së bashku me Noah (Nuhu), Abrahamin (Ibrahimi), Moisiun (Musa) dhe Muhamedin. Isa bin Marjami përmëndet me emër në Kuran njëzetepesë herë ndërsa Muhamedi katër herë[1][2]. Në kuran Jezusi si çdo profet tjetër cilësohet si qënie e vdekshme dhe konsiderohet si lajmëtar i fjalës së Zotit. Muslimanët besojnë se Isa apo Jezusi është Mesia që do të kthehet (ardhjen e dytë) dhe do të mundë Antikrishtin (ad-Dajjal).
Muslimanët besojnë se Jezusi ishte njeri i krijuar mrekullisht pa baba, njëlloj si Adami që ishte një njeri pa nënë dhe baba apo Eva që u krijua nga brinja e Adamit. Kur'ani e hedh poshtë Trinitetin dhe pretendimin se Jezusi është Biri i Perëndisë. Sipas besimit islamik Jezusi ishte i lajmëtar i fjalës së Perëndisë që do të udhëzonet bijtë e Israelit.[3] Sipas kuranit besimi tek Jezusi dhe profetet e zotit është i detyrueshëm për çdo musliman.
Shiko edhe [redakto]
Referenca [redakto]
- ^ "Jesus, Son of Mary" in Oxford Islamic Studies Online
- ^ Jesus in the Quran. islam101.com. Vizituar në 8. Korrik 2011.
- ^ The Oxford Dictionary of Islam, p.158
Lidhje të jashtme [redakto]
- Jesus: A Summary of the Points About Which Islam and Christianity Agree and Disagree Dr. Alan Godlas, University of Georgia.
- Jesus, Son of Mary – A Messenger of Allah
- The Truth About Jesus- by Maneh Al-Johani
- The Virginal Conception of Jesus in the Quran


