Ishujt e Kanalit
Ishujt e Kanalit janë dy varësi të Kurorës Britanike që nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, vendosur në Kanalin e la Manshit, jo larg brigjeve te Francës. Këto janë të ndara në dy njësi autonome emërtuar Bailiëick. Megjithëse banorët e tyre janë shtetas britanikë, dy vartësitë janë jashtë Bashkimit Europian, nuk bëjnë pjesë në zonën Shengen dhe qarkullon një valutë lokale (megjithëse edhe Paundi Britanik qarkullon si valutë zyrtare).
Parlamenti i ëestminister ka të drejtë të hartojë ligje mbi to, por shumica e ligjeve i lihet parlamenteve vendase dhe rrallë ligjërohet nga Londra mbi çështjet e brendëshme. Qeverisë Britanike i përkasin kryesisht fushat e mbrojtjes dhe marrëdhënieve të jashtme. Dy njësitë janë qeverisur veçmas që nga shekulli XIII dhe rrallë kanë institucione të përbashkëta ndërmjet tyre.
Në ishuj fliten dialekte të ndryshme të familjes gjuhësore kelte.