Ismet Elezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Elezi (Fterrë, 5 prill 1920) ka qenë veteran i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe penalist shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i mbaroi në Piqeras. Ka përfunduar Liceun e Tiranës më 1942 dhe më 1943 filloi studimet e larta në FirenceItalisë, të cilat i ndërpreu në kushtet e luftës.

Nga korriku i vitit 1943 mori pjesë aktive në rininë antifashiste në Kurvelesh. Në vitet 1946-1951 kreu studimet e larta për drejtësi në Leningrad me diplomë të shkëlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) për marrjen e gradës shkencore. Gjatë viteve ka pasur detyra të ndryshme: Prokuror Kasacioni pranë Gjykatës së Lartë, Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave (1966-1985).

Ka drejtuar katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë (1957-1990).

Për rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradën shkencore e ka marrë në vitin 1961, kurse titullin “Profesor” më 1972. Ka krijimtari të gjerë shkencore me mbi 8000 faqe të botuara. Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarëve" ka marrë çmimin e Republikës. Vepër me vlerë të veçantë është dhe "E drejta zakonore e Laberisë”. Është autor i disa teksteve të së drejtës penale (Pjesa e Posaçme) si dhe bashkëautor i teksteve të tjerë.

Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndërkombetar" në shkencë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]