Istikamet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Istikamet e shohim të nevojshme që me pak fjalë ti zëmë në gojë edhe istikamet përreth qytetit të Gjilanit, të hapura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, nga okupatori fashist gjerman, për mbrojtjen nga sulmet partizano-çetnike. Pas tërheqjes së gjermanëve dhe vendosjes së pushtetit sllavo-komunist, pjesa më e madhe e atyre gropave do të shndërrohen në varreza masive, të qindra e mijëra shqiptarëve të Anamoravës, të ekzekutuar pa gjyq, gjatë fundit të vitit 1944 dhe fillimit 1945. Ndër gropat, për të cilat më tepër flitej nga banorët e qytetit e rrethinës, është ajo nga hyrja në parkun e madh të qytetit dhe Kombinatit të Duhanit në drejtim të Hallës Sportive e më tej, si dhe gropa tjetër, e cila ndodhej në këndin e rrugës për Bujanoc dhe rrugës "Enver Myftari".[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Selmani, Aliriza. Gjilani. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)