Izet Abdyli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

SHËNIME PËR AUTORIN


Izet Abdyli u lind më 26 shkurt 1961 në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Shkollimi: Shkolla fillore ,,Rilindja” Dobroshec, Gjimnazi ,,Gjergj - Kastrioti Skënderbeu” Gllogoc, Fakulteti Juridik, në  Prishtinë,

Fakulteti Filozofik - Master  i Arkivistikës.


Është prezantuar në shumë antologji poetike, të poetëve shqiptarë.

Gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, ka raportuar për QIK-un dhe RTSH, përmes redaksisë së TVP-së, në Prishtinë.

Nga viti 2014, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve, Art Club ,,Rifat Kukaj” Drenas


Krijimtaria letrare dhe publicistike:


1.  “Fjalë Zemre” poezi, 1995

2.  “Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi, 2005

3.  ,,Ne mes jetës dhe vdekjes-Fletëza ditari lufte”

      publicistikë, 2008

4.  ,,Zogu i dritës” poezi për fëmijë, 2012

5.  ,,Ata që panë vdekjen me sy “ (publicistikë), 

     2014

6.  ,,Farfuri dashurie” poezi, 2015

7.  ,,Magjia e artit dhe fjalës” vështrime dhe

      recensione, 2016

8.  ,,Lirinë dikush po e vret” poezi, 2017

9.  ,,Gri” poezi, 2018

10. ,,Fundi i perandorëve” poezi, 2018.

11. ,,Biblioteka, Arkivi dhe Trashëgimia

       kulturore” 2019

12 ,,Siari” poezi për fëmijë

13. ,,Rituale të paturpshme", poezi(satira) 2021

14. ,,Shprush kujtimet, poezi 2021

16. ,,Leksiokoni i shkrimtarëe t Drenics” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022

17. ,, Udhpershkrime, rrfime, tregime” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022



POEZIA QË FITOI ÇMIMN E DYTË NË MANIFESTIMIN ,,ORA E MADHE LETRARE NË 25 VJETORIN E MASAKRËS SË REÇAKUT" NË SHTIME

ME TRASTËN E KUJTIMEVE

Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur

E në copa shpirtrash dhimbjen kam pjesëtuar

Në supe kam ngarkuar peshën e atyre që nuk janë

E zemra sa nuk ka pëlcitur nga acari kallkan


Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur

Luginave, shpateve e krojeve që rridhnin gjak

Atje ku ende ndiheshin gjamet, rënkimet e të plagosurve

E në majëmali një shqiponjë drejt qiellit valonte në bajrak


Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur

Gjurmëve të atyre që u bënë rreze lirie

Të atyre që në degëlisash u mbetën ëndrrat e v(arura)rara

Të atyre që u kthyen në yje përjetësie


Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur

E më janë përzier vaje, zëra kushtrimi e këngë

Si feniks prej hiri të rënët janë ringjallur

Pastaj në gurë muranash janë kthyer e kanë zënë vend


7-9 dhjetor 2023


Shifra: ,,Wokeri po vjen”