Izopolifonia labe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Iso-polifonia labe përballë Kakofonisë shqiptare për Origjinën


Dihet se Iso-polifonia popullore shqiptare, është shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO me datë 25 nëntor 2005, e cila është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris. Për të dalë me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim (Iso-polifonia shqiptare - Ëikipedia).

Kjo është një nga gjërat më të arritura dhe më të vlerësuara nga UNESKO.

Por UNESKO nuk e di se zhurma pas shpalljes Kryevepër botërore  të Isopolifonisë labe vazhdon në Shqipëri se kushe ka meritën për këtë Fitore, Shoqatat apo individët si Vasil Tole apo Kristo Mërtiri apo ndonjë tjetër. Kjo zhurmë kakofonikë mbatet e lidhur edhe për origjinën e iso-s labe nga Sirenat e Homerit apo nga iso e Këngeve kishtare të ritit bizantin.

Ky debat aspak iso-fonik, për iso-polifoninë labe, duhet parë në kontekstin  e argumentave historike sesa në kontekstin mitologjik. Intersante është fakti që `Pleqërishtja` apo iso  (isos - i njëjtë) labe, e quajtur isopolifoni është e lashtë por nuk mund të ketë lidhje direkte me Sirenat e përshkruara në original nga Homeri tek Poema Odisea. Argumenti është tek vetë biseda e Çirçes e cila i thotë Uliksit:

``Tani dëgjo se çfarë do tthem, një ditë ti kujtofshin hyjnitë fjalët e mia.

Afër sirenash ju do të kaloni.

Kujtdo ato mendjen e kresë ia marrin,

Por është i marrë kush ndalet të dëgjojë

Këngën e tyre tëmbël. Ai sdo shohë

Askurrë atdhe me sy: as grua, as fëmijë

Nuk do ta presin me gëzim kur tkthehet, Se me zërin e tyre aq tkulluar,

Sirenat të magjepsin krejt…..`` (https://shqip.info/odiseja-dhe-sirenat-grishje-drejt-viseve-iso-polifonik/). Sipas Vasil Toles në studimin e tij "Odiseja dhe Sirenat`, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit" , tërheq vëmendjen e lidhjes që ekziston mes vajtimit dhe praktikave të varrimit me tuma tek ilirët dhe epiriotët, ku mendohet se duhet kërkuar edhe fillesa e poezisë së lashtë gojore. Një skemë e tillë, e mirë strukturuar, sigurisht që tregon nivelin e lartë artistik të perceptimit të jetës dhe të vdekjes nga banorët e atyre anëve. Që kjo gjë nuk ishte e zakonshme, për këtë flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kënga XXIII dhe tek "Odiseja" kënga XXIV ), gjejmë të përshkruar mjeshtërisht dukurinë e vajtimit masiv, që siç i shohim nuk është gjë tjetër veçse forma arkaike e "të qarës me bote" (Odiseja dhe Sirenat - Wikipedia).

Në këtë pikë Vasil Tole nuk ka argument sepse tek historia e Odiseas, Sirenat nuk këndonin këngë vajtimi dhe as në `iso`, por kënduan këngë lavderimi `me këngën e tyre të ëmbël`. Për këtë arësye Uliksi u a mbylli me dyllë veshët shokve të tij por vetë e dëgjoi këngën e sirenave e cila nuk kishte ``iso` por një polifoni, prej 3-5 sirenave. Nëse ka patur sirena që nuk janë nga Poemat e Iliadës dhe Odiseas të Homerit që vajtonin me `kujë` dhe duke bërë iso, kjo vlen për tu parë sepse sirenat e tjera që bënin kuje, janë tjetër fenomen dhe nuk janë të realizuara nga sirenat e lashta. Së dyti sirenat janë  të shek të XII pes, dhe në atë kohë nuk ka patur grekë, por pellasgë që flisnin një gjuhë të ngjashme me shqipen e sotme, ashtu siç është vërtetuar nga fjalët që kanë lehtësisht kuptim shqip në tekstet origjinale të Iliadës dhe Odiseas pavarësisht se janë shkruar me gërma që  quhen të greqishtes së lashtë. Kuja vërehej tek malësorët gegë dhe në malësitë e Epirit dhe tek Labëria e sotme.

Përsa i përket Iso-polifonisë labe, për nga ngjashmëria, ajo duhet ti ketë fillesat tek psalmet e ritit religjioz lindor bizantin. Dihet gjithashtu se prifterinjtë apo dhjakët, që këndonin dhe këndojnë edhe sot e kësaj dite këndojnë në kor dhe bëjnë iso sidomos riti lindor bizantin (grek dhe shqiptar), por deri diku dhe kori sllav. Pra kënga e kënduar nga disa lebër, quhet nga ata edhe  `Pleqërishtë` e cila është një zhanër e iso-polifonisë shqiptare e gjetur kryesisht në Labëri.

Dihet se Labëria është një krahinë historike që gjendet në Shqipërinë jugperëndimore. Banorët e saj janë të njohur si Labër (të referuara si shqip: Lab, p.sh. Lebër, gjithashtu nj. dialektor: Lap) dhe kufijtë e saj arrijnë nga Vlora në Himarë në jug, në kufirin grek pranë Sarandës, duke përfshirë Kurveleshin e Qarkut Gjirokastër dhe duke u shtrirë në lindje në qytetin e Tepelenës. Sipas gojëdhënës, krahina kufizohet me tri ura.Në përkufizimin e tij më të gjerë, Labëria mund të përdoret për të përfshirë çdo gjë nga Mallakastra dhe Lumi Vjosa deri në Sarandë, dhe në përkufizimin e saj (më të zakonshëm) mund të referohet vetëm në Himarë, Tepelenë dhe Kurvelesh. Në përkufizimin më të gjerë, përveç këtyre tre rajoneve, rajone të tjera janë Vlora dhe rrethinat e saj në jug të lumit Vjosa, Lunxhëria, Mallakastra, Gjirokastër dhe rrethinat e saj, Delvinë dhe rrethinat e saj, Pogon, Dropull, Sarandë dhe nganjëherë (shumë rrallë) Këlcyra dhe Zagori. Rajonet kufizuese përfshijnë Pogon, Myzeqe, Çamëria, Dangëllia dhe Dishnica (si dhe kufiri me Greqinë). Labëria dallon kulturisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë në traditat dhe folklorin e saj. Labët ishin njerëz baritorë luftarakë që jetonin kryesisht në malet e Kurveleshit, Progonatit dhe Vlorës gjatë pushtimit osman të Shqipërisë. Megjithatë, për shkak të migrimeve masive në zonat urbane pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia tani është e përqendruar në qytetet e Vlorës, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Historikisht, Labët ishin pasues të Krishterimit Ortodoks Lindor, por shumë u kthyen në Islam gjatë sundimit Osman, me pjesën më të madhe të konvertimit që ndodhën në shekullin e 18-të. Konvertimet ishin veçanërisht intensive gjatë viteve të konfliktit midis Rusisë Ortodokse dhe Perandorisë Osmane, gjatë së cilës disa sundimtarë u shtrënguan mbi krishterët ortodoksë nga sundimtarët osmanë, duke përfshirë edhe kthimin e detyruar të fshatrave në shkallë të ulët, duke kundërshtuar tolerancën zyrtare osmane për të krishterët. Arsyet shtesë për konvertimin përfshijnë diskriminimin dhe shfrytëzimin e të krishterëve nga sundimtarët osmanë, modelet e mëparshme të konvertimit midis sekteve të ndryshme të krishtera dhe shpërndarjes së ndryshme para-osmane të besimeve të krishtera në rajon (përfshirë ortodoksinë, katolicizmin, Bogomilizmin dhe madje arianizmin). Sondazhi që vetëm të krishterët duhej të paguanin, varfëria e kishës, analfabetizmi masiv i priftërinjve dhe fakti që gjuha e adhurimit nuk ishte gjuha shqipe.  Tradita pohon se një konvertim masiv i Labëve ndodhi gjatë një urie në të cilën peshkopët e Himarës dhe të Delvinës refuzuan të lejonin Labët të konvertohen por të pijnë qumësht në vënd të ushqimit, që ti rezistonin konvertimit (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lab%C3%ABria). Edhe gazetari Mërtiri me këtë argument kundërshton z. Vasil Tole kur thotë se: ``…edhe vet ai nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare: ka lindur në epokën e sirenave greke ( që në fakt nuk janë aspak greke por pellazge), apo ka lindur në epokën e korit kishtar Bizantin?! Ka lindur nga kënga e sirenave greke, apo ka lindur nga kori kishtar bizantin?!``

Edhe korifejtë shqiptarë të muzikës shqiptare dhe të historisë shqiptare nuk e kanë debatuar origjinën e iso-polifonisë por e kanë anash kaluar dhe këta janë: Prof. Ramadan Sokoli: “Polifonia jonë popullore me tipare origjinale, të lashta, ka lindur në vendin tonë nga puna e shumë brezave shqiptarësh”.( “Konferenca kombëtare e studimeve albanologjike. Tiranë 1962, f. 335); prof. Beniamin Kruta: “Shtrirja e polifonisë, më shumë e më pak, përkon me ato zona ku është bërë kalimi nga kultura ilire në kulturën e kombësisë shqiptare”. (Polifonia – trashëgim i lashtë kulturor i popullit shqiptar”, Kultura popullore, 2/1982 …f. 467); dr. Kosta Loli: “Çdo ditë hyja në mrekullitë e të kënduarit polifonik, Xhevati me shokë këndojnë në mënyrë polifonike…kënga polifonike i ngjan rrapit shekullor”. (Thanas Dino, Xhevat Avdalli – Laver Bariu, f. 60); prof. Spiro Shetuni: “Në një kohë të shkuar, muzika tradicionale polifonike shqiptare duhet të ketë qenë një polifoni dy-zërëshe pa iso… Kohë më vonë, pas tyre, mendojmë se lindi isoja, dhe bashkë me të, muzika tradicionale”.(Muzika tradicionale shqiptare. Outskirts press Denver, Colorado, f.152); Prof. Roland Çene: “Folklori i Gjirokastrës bën pjesë në polifoninë labe…stili polifonik që ka kënduar grupi i Xhevat Avdallit është një ndër stilet tepër të rëndësishme të polifonisë labe…kjo polifoni nuk qëndroi brenda qytetit të Gjirokastrës, doli në Shqipëri e në festivale ndërkombëtare”.(Gazeta “Telegraf”, 29 janar 2016); prof. Hysen Filja: “Në studimin e këngës polifonike labe do të ishte me interes që, krahas, këngës të interpetuar nga grupe të rinjsh, të ndalemi dhe në grupet e këngëtarëve me moshë të thyer, grupi i Xhevat Avdallit…”(Studime filologjike1/1978); prof. Moikom Zeqo: “Vendi më tipik, ku këndohet polifonia është Shqipëria, kjo polifoni është shumë e fuqishme në Jugun e Shqipërisë…është vërtet një mrekulli që e kemi kaq të gjallë dhe ekzistenciale polifoninë e Jugut”(Th. Dino, vep. e cit. f. 18) (Këngëtari i Polifonisë, Tartar Avdulli: Ja si e morëm në festivalin e Gjirokastrës çmimin me këngën e Enverit | Gazeta Telegraf).

Debatet midis Shoqatës Labëria dhe individëve kundër dhe pro z, Vasil Tole , Kristo Mërtirit, se kush duhet mbajë `flamurin`, janë debate tipike shqiptare që u ngjanë kakofonive të politikanëve tanë.  E vërteta për origjinën do të dilte më lehtë nëse  profesionistët e muzikës dhe të studimeve filologjike nuk do të kishin paragjykime por do të duhej të kishin ulur kokën dhe do të kishin pyetur muzikologët dhe filologët klerikë të ritit lindor, nëse ka ngjashmëri të iso-polifonisë labe me korin kishtar bizantin në raport me këngët e sirenave të Homerit. Një gjë është e sigurtë se Sirenat me të cilat u takua Uliksi me shokët e tij nuk këndonin me iso, por sipas Homerit  këndonin  këngë panegjirike për lavdinë e Uliksit në mënyrë që ta shkatërronin atë dhe shokët e tij, në vënd të `kuje-ve` të personaliteteve të nderuara Vasil Tole dhe Kristo Mërtiri.


priftipirro2017@gmail.com


   

Rrethanat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjistrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Publikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pritja nga kritikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e këngëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personeli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Renditja në klasifikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shitjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]