Jam Evropë! (libër)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jam Evropë!, intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918–1939 dhe 1989-2006 është një vepër letrare e shkrimtarit shqiptar Enis Sulstarova i botuar në vitin 2012.
Përmbajtja e librit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh shfaqet si një përmasë e identitetit kombëtar se sa si një projekt për kapërcimin e tij.
Edhe atëherë kur intelektualë nga hapësira të ndryshme kanë shkruar mbi Evropën dhe i janë drejtuar një publiku mbarë-evropian, ata zakonisht kanë shkruar në gjuhët e tyre dhe janë ndikuar prej kontekstit të tyre kombëtar. "Evropa" është thirrur në ndihmë për të zgjidhur probleme të brendshme të shtetit ose problemet dhe debatet e kombit janë projektuar në hapësirën evropiane.
Libri "Jam Evropë!" hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918–1939 dhe 1989–2006 duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës.
Analiza e shkrimtarit Sulstarova për idenë e Evropës ka ardhur në kohën e duhur, pikërisht atëherë kur Shqipëria dhe kombi shqiptar në Ballkan po synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Libri rekomandohet sidomos për studiuesit e sociologjisë, shkencave politike, studimeve evropiane dhe historisë së mendimit.
Të dhëna mbi librin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjinia: Shkenca politike
- Autori: Enis Sulstarova
- Shtëpia botuese: Logos A
- Viti i botimit: 2012
- Faqet e librit: 464
- ISBN 978-9989-58-430-5
Vepra të tjera të autorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj