Jian Zhen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jian Zheni (mandarin: 鑒真 ose 鑑真) lindi në Yangzhou të provincës Jiangsu të Kinës lindore dhe në familjen e fetarëve budistë. Në vitin 708, 21-vjeçari Jian Zheni u bë murgu budist. Gjatë 40 vjetëve të mëvonshëm, Jian Zheni përhapte njohuri budiste dhe ndërtonte tempuj duke zënë pozitën e lartë në qarqet budiste.

Në vitin 743, murgj budistë japonezë Rong Rui dhe Pu Zhao e ftuan Jian Zhenin të vizitonte Japoninë për të përhapur njohuritë budiste. Jian Zheni e pranoi ftesën, por këtë herë me ndërhyrjen e qeverisë, ky plan dështoi.

Herën e dytë, anija e Jian Zhenit u prish nga era dhe u kthye në Kinë për ndreqje. Pas ndreqjes, anija u nis përsëri, por u përplas në shkëmbinj. Dështimet për 3 herë rradhazi nuk e ndaluan Jian Zhenin. Në vitin 748, 61-vjeçari Jian Zhen u nis për herën e katërt për në Japoni, këtë herë, tajfuni shndërroi drejtimin e anijes, Jian Zheni arriti në ishullin Hainan të Kinës jugore. Pas kësaj dështoi edhe një herë udhëtimi i Jian Zhenit. Për shkak të lodhjes, u verbuan të dy sytë e tij.

Pas 5 vjetëve, Jian Zheni vendosi të nisej përsëri për në Japoni. Më 19 tetor të vitit 753, Jian Zheni u nis nga Yangzhou, më 20 dhjetor, ai arriti më në fund në Japoni. Më vonë, perandori i Japonisë dha urdhër të ndërtohej tempulli Jietai dhe e ftoi Jian Zhenin të bëhej drejtori i tempullit. Në maj të vitit 763, 76-vjeçari Jian Zhen vdiq në Japoni.

Jian Zheni jetoi në Japoni për 10 vjetë dhe dha kontributin e madh për zhvillimin e kulturës japoneze dhe për shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Japonisë. Jian Zheni solli shumë artizanat artistike në Japoni, këto sende nxitën zhvillimin e kulturës japoneze. Në fushën e artit të ndërtimit të tempujve, Jian Zheni ndërtoi tempullin Tangzhaoti sipas strukturës së tempujve kinezë, më vonë tempulli Tangzhaoti u bë shembulli i tempujve japonezë. Jian Zheni përhapte edhe teknologjinë e gdhendjes kineze në Japoni.

Jian Zheni solli edhe mjekësinë kineze në Japoni, ai mjekoi vet perandoreshën e Japonisë.

Jian Zheni nxiti zhvillimin e miqësisë midis Kinës dhe Japonisë, merita e tij do të shënohet përgjithmonë në historinë e shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve.