Joseph Kony

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Një fushatë për të drejtat e njeriut në formën e një dokumentari 30-minutësh ka arritur që brenda vetëm 24 orëve të arrijë me miliona shikime. Kjo kampanjë është e udhëhequr nga grupi "Invisible Children (shqip: Fëmijët e Padukshëm)", grup i cili merren me punimin e dokumentarëve me temë sensibilizimin e popullatës kundër luftës. Dokumentari i tyre i fundit, pak minuta pas ngarkimit ne Youtube, u bë hit në rrjetet sociale.

Qëllimi i këtij dokumentari është të njoftojë botën për Jozef Konin (Joseph Kony), një trafikant fëmijësh shumë i rrezikshëm nga Uganda, udhëheqës i “Lord’s Resistance Army” (shqip: Ushtria e Zotit për Rezistencë) që nga 1986. Joseph Kony akuzohet për rrëmbimin e mijërave fëmijëve me qëllim rekrutimin e tyre në ushtrinë e tij. Ai detyron ata tw mirren me prostitucion, vrasje etj. Kush nuk i respekton rregullat e tij, vritet.

Deri më tash, Joseph Konyn rrallë kush e kishte njohur, por tani me miliona njerëz nga mbarë bota po njihen me këtë personazh famëkeq. Regjisori i dokumentarit, Jason Russell tha:

“Arsyeja pse nuk arrestohet Joseph Koney është sepse atë nuk e njeh askush, nuk ka vëmendjen e duhur nga media dhe kështu qeveria nuk ka presion për ta kapur atë. Ai është ‘fantazmë’, i padukshëm. Ne mund ta bëjmë të dukshëm duke e bërë të famshëm!”

Filmi trajton jetën e Jacobit, një djalosh ugandez i cili përshkruan vdekjen e vëllaut të tij dhe tregon frikën që ka se mund të kapet nga Kony dhe “Lord’s Resistance Army”.

Gjithashtu, organizata do të shpërndajë postera të Konit më 20 prill anembanë botës.