Ju flet Tirana...Kujtime, histori, personazhe nga RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ju flet Tirana...Kujtime, histori, personazhe nga RTSH libër me Autor Agron Çobani. Shtëpia botuese "Toena", faqe 326. ISBN 978-99943-1-615-1

"Ju flet Tirana" Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyçe, Agron Çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. Në librin e tij Agron Çobani ka shkruar edhe për vdekjen e Mehmet Shehut, të cilin ai u shpreh se e kishte ndjerë më parë pregatitjen e goditjes që iu bë, ish kryeministrit të Shqipërisë. Në institucionin e Radio televizionit shqiptar, ai ka kryer të gjitha zhanret, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit, e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Ai ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi kronika, telereportazhi, dokumentari dhe radiodrama.