Julius Fučík
Julius Fučík (* 23 shkurt 1903 në Pragë; † 8 shtator 1943 ne Berlin-Plötzensee) shkrimtar, gazetar çek dhe politikan komunist, ideator e njeri i kulturëes.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëe 1913 Fučík, një nip i kompozitorit Julius Fučík, me gjithë familien e tij shkoi nga Praga për në Pilsen dhe ndoqi atje shkollën shtetërore reale. Ai tregoi se kishte interesa politike dhe letrare.
Ne 1920 filloi studimet në Pragë dhe hyri në Partia Socialdemokrate Çeke, ku llogaritej në krahun e rrymës së të „majtëve“. Në maj 1921 themeloi Partinë Komuniste të Çekosllovakisë (KPT). Fučík shkroi më pas artikujt e parë për kulturën për gazetën vendore të KPT në Pilsen. Pas mbarimit të studimeve Fučík gjeti vend pune si redaktor në gazetën letrare Kmen (rrenja). Brenda KPT ai u caktua përgjegjës për çështjet kulturore. Në vitin 1929 shkoi te gazeta e kritikut të letërsisë František Xaver Šalda Tvorba (Krijimi). Përvec kësaj u bë bashkëpunetor i rregullt i gazetës KPT Rudé právo. Në këtë kohë ndodhi shpesh që Fučíku u arrestua nga policia sekrete çekosllovake.
Nga 1930 vizitoi për kater muaj Bashkimin Sovjetikdhe e përshkroi situatën atje shumë pozitive. 1934 ai shkoi përsëri, këtë herë për dy vjet në Bashkimin Sovjetik dhe shkroi raporte, të cilat ndikonin serisht ne mënyre jaft te angazhuar. Pas kthimit të tij, e pati përplasje te ashpra me autorë si Jiří Weil dhe Jan Slavík, që kritikonin zhvillimet staliniste. Fučík qëndronte prapa Bashkimin Sovjetik dhe kritikoi argumentet e kritikëve të tilla si shkaterrimtare.
Mbas Marreveshjes se Mynihut qeveria e Prages nuk e lejoi veprimtarine e KPT qe nga shtatori i 1938 e me pas. Fučík botoi vetem me pseudonim ne gazeta qytetase dhe para se gjithash per tema hitorike. Mbas marrshimit te trupave naziste te Gjermanise ne mars te 1939 Fučíku u angazhua me Rezistencen. Pjesërisht, ai jetonte me familjen e tij në Chotiměř. Më vonë ai shkoi maskuar si Profesor Horák ne Prage. Nga pranvera e 1941 aishte pjese e Komiteti Qendror te KPT. Ai krijoi trakte dhe u përpoq të botonte rregullisht gazetën e Partisë Komuniste Rudé právo. Nën drejtimin e tij u botua edhe gazeta e përjavshme popullore Tvorba.
Me 24. prill 1942 u arrestua ne Prage, me rastin e nje Razzia. Së pari, ai u mbajt në Burgu Pankrác dhe atje u morr ne pyetje dhe u torturua. Gjatë kësaj kohe, u shkrua "Reportazhi i shkruar nën litar", i cili u nxor nga burgu nga rojet Adolf Kolínský dhe Josef Hora. Gjatë sundimit komunist mund të shfaqej vetëm një version i shkurtuar; në vitin 1995 një version i plotë i veprës u vu në dispozicion për herë të parë. Libri është vepra më e përkthyer. Rreth 300 botime janë botuar në pothuajse 90 gjuhë. Në vitet e mëvonshme autenticiteti u kundërshtua.[1] Ndërkohë, autenticiteti është vërtetuar shkencërisht.[2]
Në maj 1943 u deportua ne Gjermani. Ai ishte vetëm për pak më shumë se dy muaj Gefängnis Bautzen, me pas u arrestua ne Berlin. Ne Berlin u padit per tradhëti të lartë. Gjykata drejtohej nga famëkeqi Roland Freisler. Fučík mori dënimin me vdekje, die am 8. September 1943 in Plötzensee vollstreckt wurde.
Nderimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vendet socialiste u emërtuan shumë rrugë dhe ndërtesa publike Fučík . Megjithatë, pas rënies së socializmit, shumica e emrave u ndryshuan. Për shembull, në Berlin-Pankow një shkollë fillore u emërua pas tij deri pak kohë pas ribashkimi, e cila më pas u riemërua shkolla e parë fillore në Pankow.
Në Pankow, ekziston ende një monument për Julius Fučík në Parkun e Qytetarëve Berlin-Pankow. Ai përbëhet nga kolona betoni pesë deri në tetë metra të larta dhe fytyra e Julius Fučík mund të shihet në qendër (shih bustin më lart). Më poshtë shkruhet: Njerëz, ju kam dashur, jini vigjilentë në gjermanisht, rusisht dhe çekisht, një citim nga Reportazhi i shkruar nën fillesë. Çdo vit një vrap përkujtimor për nder të Julius Fučík zhvillohet në Bürgerpark.[3] Citati i mësipërm qëndron edhe sot në [[ Varrezat e Ohlsdorfit] ] në Hamburg, në hyrje të korijes së nderit të luftëtarëve të rezistencës së Hamburgut dhe në një gur përkujtimor përpara Badehaus Goor afër Putbus në Rügen.
Ish Stübel-Platz në Dresden u riemërua Fučíkplatz në 1951. Monumenti Julius Fučík ende qëndron atje sot. Ajo u ngrit në 20 vjetorin e vdekjes së Fuçikut më 8 shtator 1963. Vetë sheshi është quajtur Straßburger Platz që nga viti 1991. Emri i Fučík fitoi gjithashtu famë të mëtejshme sepse Qendra e Ekspozitave të Sheshit Fučík u emërua pas sheshit.
Në Kühlungsborn një shtëpi pushimi u emërua pas Julius Fučík. Megjithatë, ndërtesa është shkatërruar që atëherë.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- V zemi, kde zítra již znamená včera (Eine Welt, in der das Morgen schon Geschichte ist). 1932
- Reportáž psaná na oprátce. 1945 (Hrsg.: Gusta Fučíkova). Deutsche Übersetzung: Reportage unter dem Strang geschrieben, Globus Verlag, Wien 1946, Dietz Verlag, Berlin 1947; Verlag Volk und Welt, Berlin 1973; Verlag Pahl-Rugenstein, Bonn 2000, ISBN 3-89144-272-6
Skenarizimene filma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1962: Reportage unter dem Strang geschrieben (Reportáž psaná na oprátce)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Stefan Zwicker: „Nationale Märtyrer“. Albert Leo Schlageter und Julius Fučík. Heldenkult, Propaganda und Erinnerungskultur. Schöningh, Paderborn u. a. 2006, ISBN 3-506-72936-5.
- Stefan Zwicker: Der antifaschistische Märtyrer der Tschechoslowakei. In: Silke Satjukow, Rainer Gries (Hrsg.): Sozialistische Helden. Eine Kulturgeschichte von Propagandafiguren in Osteuropa und der DDR. Ch. Links, Berlin 2002, ISBN 3-86153-271-9, S. 244–255.
- Zdeněk Hořeni: Verleumdungen und Fakten. Zu Julius Fučik, in: Jahrbuch für Forschungen zur Geschichte der Arbeiterbewegung, Heft II/2003.
Weblinks
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Siehe dazu etwa den Artikel von Michael Schmölzer: Das 'Wunder von Pankrac' - Was ist wahr und was Legende? në Wiener Zeitung nga 7. tetori 2002, faqe 3
- ^ Fučík-Biografie (auf Tschechisch)
- ^ Julius-Fučik-Lauf