Juneau

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Juneau (shqiptohet Xhuno) është kryeqyteti i shtetit federal të Alaskës në SHBA.

Juneau u bë kryeqytet i Territorit të Alaskës në vitin 1906, kur qeveria e Territorit të Alaskës, siç quhej në atë kohë, u zhvendos nga Sitka. Bashkia u unifikua në vitin 1970, kur qytetit të Juneau u bashkua me qytetin Douglas dhe zonat përreth për të formuar bashkinë e sotme.

Sipërfaqja e Juneau është më e madhe se ajo e Rhode Island dhe Delaware veç e veç dhe pothuajse aq e madhe sa dy shtetet së bashku. Qendra e qytetit Juneau ndodhet në rrëzë të malit Juneau. Popullsia e qytetit dhe rrethinave në vitin 2008 ishte 30.988.

Juneau e ka marrë emrin nga ar kërkuesi Joe Juneau, edhe pse vendi për një kohë ishte quajtur Rockwell dhe pastaj Harrisburg.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera