Këndi i shikimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Këndi i shikimit (anglisht: viewing angle) është këndi brenda të cilit mund të vështrohet një pamje (plan, hapësirë). Zakonisht ky term përdoret në teknologjinë e ekraneve të mbushur me lëng të kristaltë 'LCD'. Te këta ekrane, duke kaluar shkallën 80° (matur nga normalja mbi plani e ekranit) të shikimit, fillon humbja e kontrastit të fotografisë dhe shikimi i saj fillon të jetë i pamundur deri në një shkallë aq të lartë saqë kontrasti fillon e pasqyrohet (ndryshimi i ngjyrave).

Këndi i shikimit të syrit (për një sy) në hapësirë është diku 150° dhe një zonë të përbashkët prej 120°. Mirëpo përpunimi i informatave në tru bëhet vetëm për një zonë të ngushtë diku rreth 1,5°.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Perspektiva
  • ClearLCD teknikë e përdorur në gjenerat e reja të televizorëve LCD të firmës Philips.