Kadijanite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Themelues i Kadijanizmit

Kadijanitë

Emri i sektit – Kadijanije, po ashtu të njohur si Ahmedije Ithtari i sektit – Kadijani. Po ashtu të njohur si Ahmedi apo Mirza’i Sipas koncenzusit të dijetarëve, Kadijanitë janë sekt pabesimtarësh i cili pretendon emrin e Islamit për të mbuluar qëllimet dhe objektivat e veta djallëzore, dhe akidenë e tyre të çoroditur prej së cilës aspekti më i rrezikshëm është të thirrurit dhe besimi në pejgamberllëkun e themeluesit të tyre, ndryshimin e tekstit të Kur’anit Fisnik, mohimin e xhihadit dhe të bërit tekfir (të bërit pabesimtarë) të Muslimanëve dhe shfaqja e lojalitetit ndaj armiqve të Islamit. Themelues i saj ishte njeriu me emrin Mirza Ghulam Ahmed el-Kadijani, i cili qe lindur në shekullin e 19 në qytetin e Kadijanit në provincën e Penxhabit në Indi më 1839, në kohën e sundimit Britanez. Prej këtu ky sekt e merr emrin e vet sipas vendlindjes së themeluesit të saj. Ai erdhi nga një familje e cila ishte mirë e njohur për devijimet e tyre në çështjet fetare, dhe si i tillë Mirza Gulam Ahmed u rrit në një mjedis të tillë. Derisa India ende ishte nën sundimin Britanez, lëvizja Kadijane qe themeluar më 1900 me qëllim që t’i largojë Muslimanët nga feja e vërtetë e tyre dhe prej obligimeve si xhihadi, siç qe propaguar në revistën në gjuhën Angleze të asaj kohe të quajtur “Religions” (Religjionet). Mirza Gulam Ahmed pohonte se shpallja i vinte atij përmes ëndërrave, dhe ai po ashtu pohonte se ishte rigjallëruesi i Islamit në atë kohë, dhe se ai i gjasonte pejgamberit Isa (alejhi selam). Më vonë, më 1901, ai pohoi se në të vërtetë ishte vetë pejgamberi Isa (alejhi selam), dhe më 1904 ai pohoi pejgamberllëk për vete duke thënë se ai ishte “Krishna”, idhulli i cili që adhurohej nga Hindusët. Pushteti Britanez bëri çdo gjë që ta promovojë këtë lëvizje dhe kështu konfirmuan përkrahjen e tyre për ta, dhe për këtë ata (kadijanitë) konfirmuan besnikëri ndaj tyre. Mirza Gulam Ahmed ishte i njohur nga ithtarët e tij si një narkomaniak (i varur nga droga), i vrazhdë dhe i cili lëngonte nga shumë sëmundje. Prej atyre që e përgënjeshtruan atë ishte Shejh Ebul-Vafa Thena-ullah el-Amr Tisri, i cili ishte udhëheqës i lëvizjes Ehlul-Hadith në Indi. Ai shpalosi natyrën e vërtetë djallëzore të Mirza Gulam Ahmedit dhe vendosi dëshmi kundër tij dhe rrugës së tij të rrejshme. Pas kësaj, kur Mirza Gulam Ahmed refuzoi të përmirësohet dhe të pranojë të vërtetën. Shejh Abdul-Vafa luti Allahun që t’i shkaktojë vdekjen cilitdo prej të dyve i cili gënjente. Dhe nuk kaluan shumë ditë derisa Mirza Gulam Ahmed vdiq më 1908. Pra, dëshmia e fundit për mashtrimin e tij ishte ajo se, sikur ai vërtet të ishte pejgamber siç pohonin ai dhe ithtarët e tij (madje edhe sot), ai do të duhej të varrosej në nevojtoren e tij, ku edhe vdiq. Por në vend të kësaj, ai qe kthyer mbrapa në Kadijan që të varroset atje. Ai la pas veti mbi 50 libra dhe publikime tjera, në mesin e të cilave më kryesoret janë: 1. Izaletul-Ahmed 2. I’xhaz Ahmedi 3. Berahin Ahmedije 4. Anuar el-Islam 5. I’xhaz el-Mesi 6. et-Teblig 7. Texhellijat Ilahije.