Kalaja e Qafës në Sulove

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ngrihet mbi një kodër shkëmbore dhe ka pozitë dominuese në këtë luginë. Sipërfaqja është jo më pak se 1 ha. Pjesa e sipërme e kodrës, ku ngrihet K.Q.S., ka formën e një pllaje të vogël që kufizohet me shpate thikë në J e P dhe zbret butë në anët e tjera. Vetëm pjesa më e lartë, me sipërfaqe 0,8 ha, që ndodhet në anën JL të pllajës, përfshihet Brenda mureve rrethuese të saj. Muret e K.Q.S., në përgjithësi, ruhen mirë. Ato përforcohen nga kulla që ndodhen 33,5-40,5 m larg njëra-tjetrës dhe kanë gjerësi 2,30-2,50 m Ruhen në lartësinë maksimale 5 m, po të shtojnë dhe lartësinë 2 m e gjoksmburojës lartësia arrin 7 m. Janë ndërtuar me gurë gëlqerorë në trajtë rrasash. Llaçi i përdorurpër lidhjen e gurëve është i përgatitur me gëlqere të bollshme dhe është i cilësisë së mirë.

K.Q.S. ka 5 kulla që shquhen për format të ndryshme planimetrike. Kulla nr. 1 ka formën katër këndëshe dhe ndodhet në anën JL të kështjellës. Kullat 2, 3, 4 ndodhen në V të kështjellës. Janë 33,5-38 m larg njëra-tjetrës. Forma e tyre është trekëndëshe me kulm të prerë. Ndërtimi në këtë mënyrë duhet të shpjegohet me goditjen më të madhe që duhet të përballonin gjatë luftimit. Kulla nr. 5 ndodhet në P. Ka formën e shkronjës U. Kalaja ka një hyrje që gjendet në skajin JL të saj. Ajo është krijuar si rezultat i dërprerjes së murit rrethues dhe mbrohet nga kulla nr. 1 që ndodhet pranë saj. Një nga elementet interesante të murit rrethues është një shkallë ngritjeje e vendosur 6,5 m përpara kullës nr. 2.

Me gjithë pozitën e favorshme stradegjike me mure që shkojnë nga 2,30 m x 2,5 m të trasha, të pajisura me kulla, ndërtuesit, për të rritur më tej aftësinë mbrojtëse në P dhe V kanë ngritur një protekizëm, i cili është larg murit rrethues 10-20 m dhe i trashë 1,4 m. Është i ndërtuar me gurë të veghël e mesatar. Shtrihet në jo më shumë se 110m gjatësi. Brenda mureve rrethuese janë gjetur 13 banesa dhe një material i pasur arkeologjik, midis tyre dhe 7 monedha, nga të cilat 3 janë të lexueshme. I përkasin Justinianit I (v. 527-565). Elementet arkitektonike, teknika e ndërtimit, materiali arkeologjik dhe monedhat e gjetura, përcaktojnë qartë se K.Q.S. është një ndërtim tipik i arkitekturës bizantine në shek. VI.