Kalldrëmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sampietrini.jpg
Motiv i vendosjes së gurëve

Kalldrëmi është lloj i rrugës i shtruar me gurë.

Sampietrino[redakto | redakto tekstin burimor]

Një formë e kalldrëmit janë kubëzat e zi porfir ("sampietrino"), të vendosur pranë njëri tjetrit. U shpikën nën Papën Sixtus V dhe janë përdorur në të gjitha rrugët kryesore të Romës, sepse ishte më e mirë se shtrojet e rrugëve tjera në atë kohë duke lejuar kalimin e vagonave.

Pikat e tij të mira janë:

  • nuk mbulon krejtësisht tokën, duke lënë hapësira të vogla për ujë të kalojnë përmes
  • lehtë përshtatet në parregullsitë e tokës
  • është shumë i fortë
  • reziston lëvizjet e madhe të tokës

Pikat e saj negative janë:

  • terreni bëhet i parregullt gjatë kohës
  • në lagështi mund të jetë i rrëshqitshëm

Për shkak të karakteristikave të saj, sampietrino nuk janë të përshtatshme për rrugët ku trafiku udhëton me shpejtësi të lartë. Sot përdorimi i saj është i kufizuar kryesisht në rrugë historike apo shumë të ngushtë në qendër të Romës (në Trastevere për shembull), ku trafiku është i lehtë dhe i ngadalshëm.

Në trojet shqiptare me kubëza janë shtruar Çarshia e Madhe në Gjakovë, Shatërvani në Prizren, tregu i vjetër në Prishtinë, etj. Me kalldrëm ka rrugë të shtruara në Gjirokastër, Berat, Krujë, Prizren etj.