Kanioni i Vanave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kanioni i Vanave është monument natyror në sektorin e mesëm të rrjedhjes së lumit të Lumës (degë e Drinit të Bardhë) 600 m mbi nivelin e detit. I përket fshatit Topojan i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Kukësit. Është i gjatë rreth 3.5 km, i thellë rreth 300 m dhe i gjerë rreth 30-40 m. Ka shpate të thepisura,ka zgjerime e ngushtime, kone depozitime në shpate dhe në grykëderdhjet e përrenjve që përfundojnë në përroin e Lumës. Përgjatë saj kalon rruga që lidh qytetin e Kukësit me komunat Topojane e të Shishtavecit. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant dhe karakteristik të trevave shqiptare.Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Mund te vizitohet gjate itenerarit Kukes-Tropoje.[1]

refenencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)