Karsti i Arnit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karsti i Arnit ndodhet në lindje të Zepës, në afërsi të fshatit Surroi, Kukës, në një territor të përbërë nga gëlqerorët mesozoikë, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit, që ka formuar një peizazh me shumë forma negative karstike, kryesisht hinka të ngushta dhe të thella. Nuk kanë rrjedhje uji sipërfaqësore dhe kanë pak bimësi drurore Është i gjatë rreth 1200 m dhe i gjerë deri në 230 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohen sipas intinerarit qyteti i Kukësit – fshati Surraj – Arrën.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1][lidhje e vdekur]