Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme
Appearance
Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) është krijuar bazuar në kërkesën e paraqitur në Samitin e Këshillit të Evropës mbajtur në Lisbonë në vitin 2000.
Karta fton anëtarët e Bashkësisë Evropiane dhe Komisionit Evropian të ndërmarrë masa në 10 pika kyçe :
- Arsimi dhe trajnimi për ndërmarrësi
Me këtë pikë synohet inkurajimi i iniciativave ndërmarrësore të rinisë nëpërmes krijimit të njohurive mbi biznesin. Kjo duhet të bëhet posaçërisht në nivelin dytësor shkollor si dhe ndërmarrjet e vogla. - Fillimi më i lirë dhe më i shpejtë i ndërmarrjeve të reja
Synon krijimin më të lirë dhe më të shpejtë të kompanive të reja, posaçërisht me anë të shfrytëzimit të regjistrimit online. - Legjislacione dhe rregullore më të mira
Ka për qëllim uljen e ndikimit negative të ligjeve kombëtare mbi bankrotin dhe rregulloreve të reja mbi ndërmarrjet e vogla. - Ekzistimi i aftësive
Kërkon ofrimin e aftësive në përputhje me kërkesat e ndërmarrjeve të vogla si dhe ofrimin e trajnimeve gjatë gjithë jetës dhe këshillimit. - Përmirësimi i qasjes në internet
Nxit administratat publike që të zhvillojnë shërbime online për punët që kanë me ndërmarrjet. - Më shumë përfitime nga tregu unik
Kërkon nga shtetet anëtare dhe Komisioni që të kompletojnë punën në tregun unik me qëllim që ndërmarrjet të përfitojnë maksimalisht nga ai. Njëkohësisht, rregulloret e BE dhe shteteve mbi konkurencen duhet të aplikohen me rigorozitet. - Tatimimi dhe çështjet financiare
Ka qëllim që të lehtësojë jetën ndërmarrjeve. Qasja në financa (kapitali për rrezik, fonde strukturore) duhet të përmirësohet. - Forcimi i kapaciteteve teknologjike të ndërmarrjeve të vogla
Synon promovimin e teknologjive të reja, implementimin e patentit të Komunitetit dhe lehtësimin e qasjes në programet hulumtuese që janë më të fokusuara në aplikimet komerciale. Poashtu inkurajon bashkëpunimet me institucionet e arsimit të lartë dhe qendrave hulumtuese. - Modele të suksesshme të e-bizneseve dhe përkrahje më e mirë për bizneset e vogla
Inkurajon ndërmarrjet që të adoptojnë praktikat më të mira. Poashtu kërkon zhvillimin e shërbimeve që përkahin bizneset. - Zhvillimi i përfaqësimit më të fuqishëm dhe më efektiv të interesave të NVM-ve në nivelin kombëtar dhe në atë të BE-së
Kërkon zhvillimin e një zëri më të fuqishëm të NVM-ve tek institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.