Kaso Salo Petoshati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kaso Salo Petoshati Ka lindur në qytetin e Vlorës. Studioi për pilot në ish-Bashkimin Sovjetik. Në karrierën e tij ushtarake punoi si instruktor në Akademinë e Aviacionit në Vlorë. Më 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën, ra në krye të detyrës së bashku me Shyqyri Ballën, shefin e Shtabit të Akademisë. Me vendim të Bashkisë së Vlorës Nr.132 datë 09.08.1994 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Vlorë.