Kenneth K. Baar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kenneth K. Baar është jurist dhe urbanist nga Bërklli (Berkeley), Kaliforni. Ai ka mbrojtur doktoraturën (Ph.D.) në urbanistikë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles (University of California, Los Angeles) dhe është diplomuar në jurisprudencë në Kolegjin e Drejtësisë Hastings, Universiteti i Kalifornisë në San Fransisko (Hastings College of Law, University of California, San Francisco). Në fillimin dhe fundin e viteve ‘90, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin e Shkencave Ekonomike në Budapest. Në vitet 2002-2003, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin Politeknik në Tiranë në kuadrin e programit Fullbrajt (Fulbright) organizuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Gjatë periudhës së përfshirjes në këtë program ka edituar librin Urbanistika në ekonominë e tregut te botuar ne Tirane. Artikujt e tij rreth problemeve urbane janë publikuar në Shtetet e Bashkuara, Hollandë, Hungari, Itali, Sërbi dhe Spanjë.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]