Kevin Spacey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kevin Spacey at FICOD 09.jpg

Kevin Spacey, (lindur Kevin Spacey Fowler; Korrik 26, 1959) është një aktor Amerikan, regjisor, skenarist, dhe producent. U rrit në Kaliforni dhe e nisi karrierën e tij si një aktor skene në vitet '80, para se të thirrej për të luajtur role dytësore në filma dhe televizion. Ai mori famë gjatë viteve '90, duke arritur kulmin me çmimin e tij të parë akademik (Academy Award) në filmin The Usual Suspects (Aktori më i Mirë në Rol Dytësor) (1995), ndjekur nga një tjetër çmim akademik si Aktori më i Mirë Protagonist në filmin American Beauty (1999). Rolet e tij të tjera përfshijnë Seven, L.A. Confidential, Pay It Forward, K-PAX, dhe Superman Returns, në një karrierë që i ka dhënë atij disa nominime për Emmy dhe Golden Globe. Tani luan rolin e Frank Underwood në serialin e Netflix, House of Cards.