Keze Kozeta Zylo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Keze Kozeta Zylo.jpg

Keze Kozeta Zylo Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, K. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit. Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane të Shqipërisë si dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” . Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në Bramson ORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut.

Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan. Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA, 2007-2010.

Botimet: Monumenti i Lotit (2005); Pranverë pa Mimoza (2006), Mjellmat po të vijne (2008), Nje fjongo dielli nga New Yorku (2010), Refleksione shpirterore (2010).