Kim Xhong-Un

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kim Xhong-Un-i (koreisht: 김정은, Kim Jong-un, AFN: [ɡim dʑʌŋ ɯn]; le me 8 kallnor 1983 ose 1984) asht djali i tretë dhe me i vogël i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-Il, dhe bashkëshortes së tij, Ko Jang-Hi. Prej fundit të vitit 2010, Kim Xhong-Uni shihet si trashëgimtar i udhëheqjes së vendit dhe, mbas njoftimit të vdekjes së t'et, ai u quajt "Trashëgimtar i Madh" prej televizionit shtetëror të Koresë së Veriut.

Kimi është daexhang (gjeneral) në Ushtrinë Popullore Koreane. Thuhet të ketë studiuar shkenca kompjuterike privatisht në Korenë e Veriut. Ai ka dy diploma, një në vizitë prej Universitetit Kim Irsen dhe një tjetër nga Akademia Ushtarake Kim Irsen.