Koreja e Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Koreja e Veriut
조선민주주의인민공화국
Chosŏn Minjujuŭi Inmin Konghwaguk
Flamuri i Koresë së Veriut Stema e Koresë së Veriut
Flamuri Stema
Situata e Koresë së Veriut
Kryeqyteti Peniani
Qyteti më i madh Peniani
Gjuha zyrtare Gjuha korejane
Pavarësia 1948
Forma e qeverisë Demokrati popullore socialiste
Kryetari i shtetit (de jure) Kim Il-sung
(de facto) Kim Yŏng-nam
Kryeministri Kim Jong-un
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 95-të
122.762 km²
0,1 %
Popullsia (2008)
– totale
– dendësia
Vëndi i 52-të
24.051.218 banorë
186 banorë/km²
Valuta Woni
Zona kohore
– zakonisht

UTC+9
Targat e automjeteve KP
Prefiksi telefonik 00850
Kodi i internetit .kp
Anëtarësimi

Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë (koreisht: 조선민주주의인민공화국, Çosan Mingjugjuëj Inmin Konhuaguk), është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në gjysmën veriore të Siujdhesës Koreane. Kufizohet në veri dhe veriperëndim me Republikën Popullore të Kinës, me Rusinë në një pikë të skajshme në verilindje, si dhe me Republikën e Koresë (Korenë e Jugut) në jug, përgjatë Zonës së Demilitarizuar Koreane. Ka sipërfaqe prej 120.540 km² dhe numëron 22.666.000 banorë, prej të cilëve mbi tre milion jetojnë në kryeqytetin Phenian (Phjonian).

Gadishulli Korean ishte pjesë e Perandorisë Koreane deri kur u aneksua nga Japonia pas luftës ruso-japoneze të 1905-ës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, u nda në sferat e ndikimit sovjetik dhe amerikan. U nda në zonat e okupimit sovjetik dhe amerikan më 1945, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Koreja e Veriut nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhje që u mbikëqyrën nga Kombet e Bashkuara në jug më 1948, duke çuar në krijimin e qeverive të ndara për dy zonat e okupimit. Si Koreja e Veriut ashtu ajo e Jugut pretenduan sovranitet mbi tërë Siujdhesën Koreane, duke çuar në Luftën e Koresë më 1950. Armëpushimi i vitit 1953 i dha fund luftimeve; megjithatë, të dy vendet vazhdojnë të jenë zyrtarisht në luftë me njëri-tjetrin, meqë nuk u nënshkrua asnjëherë marrëveshje paqeje.[1] Të dy shtetet u pranuan në Kombet e Bashkuara më 1991.[2] Më 26 maj 2009, Koreja e Veriut u tërhoq njëanshmërisht nga armëpushimi.[3][4]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Koresë së Veriut.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Koresë së Veriut.
Daedongyeojido, hartë e gadishullit korejan

Pas okupimit japonez të Koresë, që përfundoi me disfatën e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 1945, Koreja u nda në paralelen e 38-të me vendim të Kombeve të Bashkuara dhe veriu iu dha për ta administruar Bashkimit Sovjetik, ndërsa jugu Shteteve të Bashkuara. Historia e Koresë së Veriut fillon formalisht me themelimin e Republikës Popullore Demokratike më 1948.

Ndarja e Koresë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gusht 1945, ushtria sovjetike themeloi autoritetit civil sovjetik për të drejtuar vendin derisa të mund të themelohej një regjim vendor, miqësor ndaj BRSS-së. Vendi u qeveris nga Komiteti Popullor i Përkohshëm i Koresë së Veriut deri më 1948. Pas largimit të forcave sovjetike më 1948, agjenda kryesore viteve vijuese në veri dhe në jug ishte bashkimi i Koresë derisa konsolidimi i regjimit të Singman Risë në jug me ndihmë ushtarake amerikane dhe shtypja e kryengritjes së tetorit 1948 i dha fund shpresave se vendi do të mund të bashkohej përmes një revolucioni komunist në jug. Më 1949, Koreja e Veriut shqyrtoi një ndërhyrje ushtarake në Korenë e Jugut, por nuk arriti të fitojë mbështetje nga Bashkimi Sovjetik, që kishte luajtur rol kyç në themelimin e shtetit të pavarur.[5]

Tërheqja në qershor e shumicës së forcave të Shteteve të Bashkuara nga jugu dobësoi gramatikisht regjimin jugor dhe inkurajoi Kim Ir-Senit të mendonte sërish një plan për invadim kundër jugut.[5] Ideja nuk u mbështet fillimisht nga Josif Stalini, por me zhvillimin e armëve bërthamore sovjetike, fitoren e Mao Cedunit në Kinë dhe paralajmërimet kineze se do të dërgonin trupa për ta mbështetur Korenë e Veriut, Stalini miratoi invadimin që çoi në Luftën e Koresë.[6]

Lufta e Koresë[redakto | redakto tekstin burimor]

North Korean war monument in Pyongyang.
Korean War Armistice Agreement

Lufta e Koresë, ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut, filloi më 25 qershor 1950 dhe mbaroi me armëpushim të nënshkruar më 27 korrik 1953. Konflikti shpërtheu pas ndarjes së Koresë nga Kombet e Bashkuara dhe gjatë përpjekjeve të dy qeverive koreane për të bashkuar Korenë nën pushtetin e vet përkatës. Ndarja çoi në luftë të plotë civile, që u kushtoi të dy palëve më shumë se 2 milion civilë dhe ushtarë. Periudha në prag të luftës u përshkua prej konflikteve të përshkallëzuara kufitare përgjatë paraleles së 38-të dhe përpjekjeve për të organizuar zgjedhje për mbarë Korenë.[7]

Këto përpjekje morën fund kur ushtria e Koresë së Veriut sulmoi Jugun, më 25 qershor 1950. Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, vendet alete të Shteteve të Bashkuara ndërhynë për t'i dalë krah Koresë së Jugut. Pas përparimeve të shpejta të në një kundërmësymjeje të Koresë së Jugut, forcat kineze, aleate të Veriut, ndërhynë në mbështetje të Koresë së Veriut, duke e luhatur baraspeshën e luftës dhe duke çuar përfundimisht në armëpushim, që përafërsisht riktheu kufijtë paraprakë mes Koresë së Veriut dhe Jugut.

Ndonëse disa e kanë quajtur konfliktin luftë civile, ka disa faktorë të tjerë që duhet marrë parasysh.[8] Lufta e Koresë ishte gjithashtu i pari ballafaqim i armatosur i Luftës së Ftohtë dhe vendosi standardin për shumë konflikte të mëvonshme. Krijoi idenë e luftës së subvencionuar, ku dy superfuqi do të luftonin në një vend të tretë, duke bërë që populli në atë vend të pësonte më së shumti nga shkatërrimi dhe humbja e jetës që sjell lufta mes dy vendeve aq të mëdha. Superfuqitë iu shmangën plasjes së luftës së gjithëmbarshme kundër njëra-tjetrës, si dhe përdorimit reciprok të armëve bërthamore. Lufta e Koresë po ashtu zgjeroi Luftën e Ftohtë, që deri në atë kohë kishte qenë e përqendruar vetëm në Evropë. Një zonë e demilitarizuar, e vendosur në paralelen 38 dhe nën vëzhgim e rreptë nga të dy palët, vazhdon të ndajë sot gadishullin, ndërsa ndjenjat antikomuniste dhe anti-verikoreane janë akoma të pranishme në Korenë e Jugut.

Që nga armëpushimi i Luftës së Koresë më 1953, kanë mbetur të tendosura marrëdhëniet mes qeverisë koreanoveriore dhe Koresë së Jugut, Bashkimit Evropian, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Luftimet u ndërprenë me armëpushimin, por të dy Koretë janë teorikisht në luftë.[9] Koreja e Veriut dhe e Jugut nënshkruan Deklaratën e Përbashkët Veri-Jug të 15 Qershorit më 2000, ku të dy palët premtuan të përpiqen për bashkim paqësor.[10] Veç kësaj, më 4 tetor 2007, udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut u zotuan të zhvillojnë takime që zyrtarisht t’i japin fund luftës dhe të ripohojnë parimin e mosagresionit.[11]

Fundshekulli XX[redakto | redakto tekstin burimor]

DPRK soldier pointing to the DMZ

Paqja relative mes veriut dhe jugut u ndërpre prej përleshjeve përgjatë kufirit dhe atentateve. Veriu dështoi në disa atentate kundër udhëheqësve të Koresë së Jugut, posaçërisht më 1968, 1974 dhe në sulmet e Rangunit më 1983; shpesh u gjetën tunele nën zonën e demilitarizuar dhe gati sa nuk shpërtheu lufta për shkak të incidentit të vrasjeve me sëpatë në Panmungjom më 1976.[12] Më 1973, kontakte tejet sekrete të nivelit të lartë filluan të zhvilloheshin përmes zyrave të Kryqit të Kuq, por morën fund pas incidentin të Panmungjom – ndër të arriturat e pakta ishte ideja që dy Koretë të anëtarësoheshin ndaras në organizata ndërkombëtare.[13]

Në fundvitet 1990, me vendosjen e demokracisë në Jug, përparimin e shënuar përmes strategjisë Nordpolitik, marrjen e pushtetin në Veri nga Kim Xhong-Ili, i biri i Kim Ir-Senit, të dy vendet filluan për herë të parë të afroheshin publikisht, me shpalljen nga Koreja e Jugut të Politikës së Rrezediellit (Sunshine Policy).[14][15]

Shekulli XXI[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 2002, Presidenti Amerikan George W. Bush e cilësoi Korenë e Veriut si pjesë së "boshtit të së ligës" dhe "avanpost të tiranisë". Kontakti më i lartë, që qeveria ka pasur me Shtetet e Bashkuara, ishte me Sekretaren Amerikane të Shtetit Madeleine Albright, e cila vizitoi Phjonianin në vitin 2000,[16] por të dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike. [17] Nga viti 2006, rreth 37 mijë ushtarë amerikanë qëndronin në Korenë e Jugut, megjithëse nga qershori 2009, ky numër kishte rënë në 30 mijë.[18][19] Kim Xhong-Ili ka thënë privatisht se pajtohet për praninë e trupave amerikane në gadishull, edhe pas ribashkimit të mundshëm.[20] Publikisht, Koreja e Veriut kërkon fuqishëm tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja.[20]

Gjatë këtyre viteve Koreja e Veriut u përball me vështirësi të rënda ekonomike. Amnesty International vlerëson se më 2003 mbi 13 milion banorë nuk ushqeheshin si duhet. Më 2001, RDPK-ja mori afro 300 milion dollarë në ndihma nga Koreja e Jugut, Japonia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Që prej vitit 1997, Koreja e Veriut është përballur me emigracionin e paligjshëm, ndërkohë që mijëra banorë kanë rrezikuar të kalojnë kufirin verior me Kinën. Shumë prej emigrantëve, të cilët po të kapen në Kinë kthehen në Kore të Veriut, shkojnë deri në Mongoli ose gjejnë ndonjë shteg tjetër për të kaluar në Korenë e Jugut. Atje, ata kanë ndarë rrëfime rrënqethëse për gjendjen në Kore të Veriut.

Më 2010, qeveria koreanoveriore ndërmori një reformë fiskale që, duke lëshuar kartmonedha të reja dhe duke caktuar shumën maksimale që banorët mund të këmbenin nëpër banka, ua asgjësoi kursimet shumë prej qytetarëve. Kjo thuhet se thelloi krizën ekonomike, duke dëmtuar tregtinë private që ishte lejuar viteve të fundit.

Më 13 qershor 2009, agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të OKB-së, Koreja e Veriut shpalli se do të çonte përpara programin e saj për pasurimin e uraniumit. Ky ishte rasti i parë që RPDK-ja ka pranuar publikisht se po zhvillon program të pasurimit të uraniumit.[21] Në gusht 2009, ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton u takua me Kim Xhong-Ilin për të siguruar lirimin e dy gazetareve amerikane, të cilat ishin dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit.[22]

Në nëntor 2010, Koreja e Veriut ndërmori një sulm ndaj një ishulli të Koresë së Jugut, me ç'rast u vranë dy ushtarë dhe dy civilë jugkoreanë.

A view of Mount Seorak.

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Koresë së Veriut.

Qytetet e[redakto | redakto tekstin burimor]

Përbërja etnike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhët[redakto | redakto tekstin burimor]

Besimet fetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Feja në Korenë e Veriut.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Koreja e Veriut është vend njëpartiak nën drejtimin e një fronti të bashkuar të udhëhequr nga Partia Koreane e Punëtorëve (PKP).[23][24][25][26] Qeveria e vendit ndjek ideologjinë quqhe (juche) të vetëmjaftueshmërisë, e ideuar nga ish-kryetari i vendit, Kim Ir-Seni. Pas vdekjes së tij, Kim Ir-Seni u shpall President i Amshueshëm i vendit. Quqheja bë ideologjia zyrtare shtetërore kur vendi nxori kushtetutë të re më 1972,[27] ndonëse Kim Ir-seni ishte mbështetur në ideologjinë quqhe për të hartuar politika qysh në vitin 1955.[28] Zyrtarisht republikë socialiste,[29] Koreja e Veriut cilësohet nga shumë media të huaja të jetë diktaturë totalitare staliniste.[24][25][30][31][32] Kim Xhong-Ili dhe Kim Ir-Seni kanë ndërtuar rreth tyre kulte personaliteti. Njoftohet se vendi ka kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.[33] Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, pati zi urie, që çoi në vdekjen e 2-3 milion njerëzve. Për shkak të natyrës sekrete të qeverisë dhe ngurrimit të saj për t’i pranuar të huajt, Koreja e Veriut konsiderohet sot si vendi më i izoluar në botë. Deri më 17 dhjetor 2011, sekretari i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKP-së dhe udhëheqësi i forcave të armatosura ishte Kim Xhong-Ili, i biri i Kim Ir-Senit. Me vdekjen e Kim Xhong-ilit, pritet që pushtetin ta trashëgojë i biri i tij Kim Xhong-Un; ndërkohë, periudhën kalimtare asht duke e udhëheqë dhandrri Kim Jong-Nam.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Koresë së Veriut.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Koresë së Veriut.

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shëndetësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Festat publike[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Koreja e Veriut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Koreja e Veriut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>