Kisha e Shën Mërisë në Sinjë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në fshatin Sinjë të rrethit Berat në një faqe shkëmbore

Skeda:Figura 7 Pamje epergjithsshShenMeriSinje.jpg
Kisha e Shën Mërisë në Sinjë

të malit ndodhen dy shpella. Njëra prej shpellave është e madhe, e gjerë dhe e punuar në pjesën e brendëshme. Ndërsa shpella tjetër është më e lartë dhe më e ngushtë. Në shpellën e dytë ndodhet kisha heremite e Shën Mërisë. Kjo kishë me përmasa të vogla, qendron e mbështetur në terrenin shkëmbor të kodrës dhe në faqet e shpellës. Pamje e përgjithshme e kishës. Faqja e jashme e kishës është e ndërtuar me gurë gëlqerorë, të vegjël e mesatarë, të punuar dhe të lidhur me llaç. Kati i parë i ndërtesës mbështetet në faqen shkëmbore dhe kryen funksionin e një bazamenti nivelues për ambientet e sipërme të kishës. Gjysma e çatisë është e futur në shpellë kurse pjesa tjetër qendron jashtë shpellës. Kjo e fundit është ndërtuar me tjegulla dhe faqe të brendshme druri.Kisha është e pajisur me një derë të vogël nga perëndimi. Korridori është formuar nga faqja shkëmbore e shpellës dhe faqja e murit. Ky ambient është i ngushtë 0, 30 - 0, 50 m dhe është i pajisur me disa shkallë të gdhendura në shkëmb që të çojnë në ambjentet e kishës, të cilat ndodhen në një nivel më të lartë se hyrja. Në pjesën perëndimore kisha është e pajisur me tre dritare të përmasave mesatare që shërbejnë për ajrim dhe ndriçim. Një dritare e katërt ndodhet në faqen jugore, ku ndodhet edhe ambienti i parë që shërben si pronaos. Ky ambient i ulët është i pajisur me një dritare dhe me tre shkallë që të çojnë në ambientin e dytë, i cili shërben si vend për altarin. Ky është ambienti më i mbyllur, ku si faqe rrethuese përveç pjesës shkëmbore shërben edhe muri. Ambjenti i tretë, ai veriori, është më i vogël, dhe ka shfrytëzuar tërësisht faqet shkëmbore të shpellës. Në faqet e brendëshme të mureve të kishës viihen re mbetje të degraduara të pikturave murale të dikurshme murale . Ndër motivet kryesore dekorative të afreskeve janë ato gjeometrike. Në disa pjesë të mureve dallohen mbetje të mbishkrimeve bizantine.Kisha vazhdon ende të përdoret nga besimtarët e zonës, si për ceremonitë fetare ashtu edhe si vend lutjeje. Gjithashtu kisha dhe ambienti rreth saj shfrytëzohet për festimin e 15 gushtit, që konsiderohet si festa e Shën Mërisë. Në këtë ditë besimtarët mblidhen dhe festojë së bashku, (festë kjo që festohet në të gjitha kishat e Shën Mërisë).