Kombinati ushqimor "Ali Kelmendi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Kombinatit Ushqimor "Ali Kelmendi", ndodhet buzë rrugës nacionale Tiranë - Durrës, Rruga e Kavajës, dhe është inaguruar zyrtarisht në 10 korrik të vitit 1960. Si pjesë e tij ka qenë edhe një kantinë. Kantina është ndërtuar në vitin 1959 si Fabrikë Likernash, ka filluar prodhimin në muajin mars 1960 dhe ka zgjeruar dy herë kapacitetin e saj: në vitin 1962 dhe në vitin 1974. Kantina ka qënë pronë shtetërore dhe pjesë e Kombinatit Ushqimor "ALI Kelmendi" deri në 7 dhjetor të vitit 1994.