Komunikacioni ujor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Komunikacioni ujor. - Bartja më e madhe e mallrave në botë ende bëhet më shumë me anije, pasi oqeanet, detet, liqenet dhe lumenjtë janë sipërfaqe të hapëta, ku mund të lundrohet pa pagesë dhe pa kontrollë të veçantë nga ana e shteteve bregdetare. Ujërat territoriale paraqesin vazhdimin e pronësisë së një vendi në një zonë bregdetare, kurse hapësirat oqeanike dhe të deteve jashtë këtyre zonave, janë hapësira të lira për lundrim të çdo anije dhe një numri të pakufizuar të tyre. Komunikacioni ujor është trafiku më i vjetër në botë.

Komunikacioni ujor është trafiku më i vjetër në botë. Anijet me vela kanë qenë të njohura për popujt parahistorikë, për popujt e vjetër dhe antikë. Prej shekullit XIV fillon periudha e përsosjes së anijendërtimtarisë për nevojat tregtare dhe ushtarake, sidomos për t’u mbrojtur nga kusarët e deteve, të cilët plaçkitnin anijet tregtare. Në shakullin XIX, në të gjitha detet dhe oqeanet lundrohet më lirë për arsye të zhdukjes së kusarëve të detit dhe të shpikjes së makinës me avull, e cila bëri transformime shum të mëdha në anijendërtimtari. Tani konstruktohen anijet me avull, megjithëse anijet me vela shfrytëzonin erërat dhe rrymat e njohura detare për udhëtime nëpër dete dhe oqeane.

Në vitin 1807 fillon për herë të parë në histori të botës, të qarkullojnë anije me avull “Clermont” e Fultonit, në lumin Hadson, e cila lidhte Njujorkun me qytetin Albani. Anija “Savannah” prej 300BRT, e SHBA-ve, kalon, më 1819, Atlantikun e shtyrë nga makina me avull dhe me vela, kur kishte erëra që frynin ne drejtitë Evropës, kurse anija “Curaçao”, është anija e parë në botë që ka filluar, në vitin 1827, ta shfrytëzojë vetëm avullin.

Porti Suez në kanalin e Suezit