Konfederata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Konfederata është sistem (njësi) shtetërore e përbërë. Konfederata përbëhet nga disa shtete sovrane me disa të drejta të kufizuara (ekonomike, politike) dhe zakonisht këto të drejta kanë të bëjnë me politikën dhe tregtinë e jashtme të konfederatës

Ajo krijohet në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ndërmjet shteteve të cilat dëshirojnë të kenë raporte të ndërsjella duke krijuar organe të përbashkëta për lëmin përkatës. Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet nëpërmjet një kontrate (akti juridik) lidhur me autorizimet e caktuara, ndërsa shtetet anëtare këtë bashkësi të shteteve edhe mund ta lëshojnë në çdo kohë.

Kjo trajtë e shtetit të përbërë sot nuk ekziston. Kanë ekzistuar në te kaluarën disa bashkësi të cilat në vete kanë pasur disa veçori të konfederatës, si fjala bie, Lidhja Gjermane (1814-1866), Lidhja e Amerikës Veriore(1778-1787), Lidhja Zvicerane (prej shek. XIII-1848) etj. Të gjitha këto trajta kanë qenë në fazën e transformimeve nga shkatërrimi i lidhjeve feudale në drejtim të lidhjeve të forta, drejt shtetit federativ, e më vonë edhe në drejtim të krijimit të shteteve centraliste (unitare).

Konfederata, si trajtë e shtetit të përbërë, mund të krijojë organe të përbashkëta të cilat do të marrin vendime të njëzëshme, por të cilat nuk gëzojnë forcën detyruese-në qoftë se shteti anëtar nuk i ka pranuar. Vendimet e këtilla, edhe pse mund ta kenë shumicën e votave apo pajtimin e më shumë shteteve anëtare, prapë shtetet anëtare kanë mundësi të dalin nga konfederata. Autorizimet e përbashkëta zakonisht i kanë takuar fushës së jashtme (politikës së jashtme).

Në shumicën e trajtimeve shkencore në fushën e shtetit dhe të se drejtës, konfederatën nuk e përcaktojnë si organizëm i cili qëndron mbi shtetet, por e konsiderojnë si lidhje të shteteve, ku çdo shtet ruan pavarësinë, pra janë shtete sovrane, që do të thotë, shtete të pakufizuara në ushtrimin e pushtetit vetjak shtetëror. Pra, konfederata s'është organizëm i :i shtetëror. s'është krijim i shtetit të ri, por është raport kontraktues ndënnjet shteteve.

Konfederata, studiuar më hollësisht, nuk është shtet i përbërë, por bashkësi apo lidhje e më shumë shteteve të thjeshta, të lidhura me kontratë, ngase organi i cili duhej të ishte më i lartë-sovran-nuk ka arritur të fitojë cilësinë e më të lartit-të ketë pushtetin sovran.