Konstandin Ropi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq. Emrin i shkurtuar Koço Ropi është heroi i letrarizuar i filmit “Partizani i vogël Velo”. Koço Ropi i cili doli partizan në moshën 12-vjeçare, është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e “Partizani i vogël Velo”.

Mbeti jetim që në moshë të vogël,pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë. Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit. Vdiq më 3 gusht 2020.