Konventa kornizë për kontrollin e duhanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Konventa kornizë mbi kontrollin e duhanit është nje instrument i ri legal që do të mund të trajtoje çështje të ndryshme si reklamat dhe promocionin e duhanit, diversifikimin bujqësor, (futjen e bimëve të tjera në bujqësi që do të zëvendësonin duhanin) kontrabandën, taksat dhe subvencionin.

24 maj 1999 Asambleja Botërore e Shëndetësisë, organizmi qeverisës i OBSH-së, shtroi rrugën për fillimin e bisedimeve shumëpalëshe për një seri rregullash dhe rregulloresh që do të udhëhiqnin çështjen e shtimit dhe përhapjes së duhanit dhe produkteve të tij në shekullin tjetër. Të 191 vendet anëtare të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë mbështetën njëzëri një rezolute që bënte thirrje për fillimin e punës për Konventën kornize mbi kontrollin e duhanit, konventa kornizë përfshin më tepër detyrime të përgjithshme ose të kufizuara.