Kori Siparantum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Kori Siparantum Stampa:Www.siparantumchoir.com

është kori më me zë në skenën e muzikës kosovare,  i formuar në vitin 2017 nga një grup  vullnetarësh me një pasion të përbashkët: këndimi, bashkëpunimi, miqësia, dhe përfaqësimi i kulturës së pasur të Kosovës në arenat ndërkombëtare. Përmes punës intensive të anëtarëve vullnetarë të frymëzuar dhe entuziastë, kori ka arritur të shfaqë trashëgiminë e pasur të Kosovës jashtë kufijve të saj. Kori synon të përforcojë diversitetin dhe ndërtimin e një kulture të mirëseardhjes përmes muzikës, duke promovuar trashëgiminë kulturore të pasur të Kosovës, ndërsa ndërton ura për ndërkombëtarizimin e muzikës. Ata motivojnë audiencat në të gjithë botën me përkushtimin dhe pasionin e tyre të palëkundur, duke shpërndarë bukurinë e traditave muzikore të Kosovës.

Struktura aktuale artistike e Korit përbëhet nga interpretues solistë, kori i femrave, kori i meshkujve, kori i përzier (mikst) dhe kori i fëmijëve “Siparantum Kids”.  Kori njihet nga shumë kritikë muzikorë në Kosovë dhe në mbarë botën. Ka një bashkëpunim të ngushtë me pianistin e njohur kosovar Agron Shujaku.

Si rezultat i punës së palodhshme dhe vendosmërisë së dirigjentit të përhershëm, Memli Kelmendi, i cili tashmë është përfaqësues i Kosovës në rrjetin më të madh të koreve në botë, World Choir Council (2018 -) dhe së fundmi atij iu besua funksioni i Ambasadorit Kombëtar të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Dirigjentëve Koral (International Federation of Choir Conductors - ICCF).  

Pjesëmarrës në shumë konkurse dhe festivale të mëdha të muzikës korale në botë, Siparantum ka marrë pjesë në konkursin më të madh dhe prestigjioz të koreve në botë, World Choir Games (2021), duke fituar çmimin e parë në kategorinë "Musica Contemporanea" dhe dy diploma të arta në konkursin e hapur. Ata kanë magjepsur audiencën me performancat e tyre të bukura, që përfshijnë nga klasikët e Rinascencës deri te kompozitorët e muzikës bashkëkohore si: Bach, Mozart, Gorecki, Whitacre, Runestad, Rabe, Rudi, Mengjiqi, dhe të tjerë.

Kori Siparantum ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm nëpër koncerte dhe programe të ndryshme. Ata kanë bashkëpunuar me dirigjentë të famshëm si Simon Carrington, Ēriks Ešenvalds, Mihaly Zeke, Mia Makaroff, William Bennett, Christian Behrens, Josip Degl’Ivellio, Borjana Velichkova, Sofia Goldasi, Oliver Rudin dhe Pedro Teixeira.

Kompozitori dhe dirigjenti i mirënjohur kroat, Josip Degl' Ivellio, me të cilin kori ka bashkëpunuar në disa projekte muzikore, ka drejtuar disa herë korin dhe ka kontribuar në ndërtimin ndërkombëtar ne bashkëpunime artistike me Italinë dhe Kroacinë.

Kori Siparantum është kori i parë shqiptar që ka koncertuar në Filharmoninë e Berlinit (Berlin Philharmonie), një arritje e jashtëzakonshme për kulturën dhe muzikën e Kosovës. Koncerti i fundit i Korit Siparantum, me titullin "Nga Bjeshket - Musik aus dem Kosova," i mbajtur në Filharmoninë e Berlinës, dhe ka marrë vlerësim të shkëlqyer. Filharmonia e Berlinit  konsiderohet si një skenë ëndërr për çdo artist, duke e theksuar edhe më shumë rëndësinë e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme për Kori Siparantum dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi.

Përpos sallës prestigjoze të Filharmonisë së Berlinit (Berlin Philharmonie), kanë koncertuar në skena të njohura ndërkombëtare si Queen Elisabeth Hall në Antwerp, Hrvatski Glasbeni Zavod në Kroaci, Katedralja e Ljubjanës në Slloveni, Gangneung Art Center në Korenë e Jugut etj.

Kori Siparantum ka realizuar më shumë se 140 aktivitete deri më tani, duke zhvilluar me sukses koncerte dhe pjesëmarrje në festivale prestigjioze në vende të ndryshme të botës. Disa nga këto vende përfshijnë: Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Korenë e Jugut, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Shqipëria, Sllovenia dhe Zvicra.

Aktivitetet e tyre kanë sjellë një përvojë të mrekullueshme për publikun e tyre, duke shpalosur zërin e tyre të veçantë dhe talentin e tyre artistik. Kori Siparantum ka arritur të prezantojë muzikën e tyre me një kuptim thellësor dhe emocionues nëpër skenat e ndryshme ndërkombëtare, duke ndarë bukuri dhe frymëzim për mbarë botën. Sfidat dhe sukseset e tyre gjatë turneut kanë ndikuar në rritjen e reputacionit të tyre artistik dhe respektimin e tyre ndërkombëtar, duke e bërë kështu korin të jetë në top 300 koret më të mira në botë (World Ranking List).

Kori Siparantum është konsideruar Ambasadori i Kulturës Korale Shqiptare në arenat ndërkombëtare, duke sjellë kulturës tonë 12 shpërblime të rëndësishme.

  1. Plaketa e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Korit "The Golden Lime of Tuhelj," Kroaci (2021)
  2. Medalje e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Korit "The Golden Lime of Tuhelj," Kroaci (2021)
  3. Fitues i Kategorisë "Musica Contemporanea" në World Choir Games, Belgjikë (2021)
  4. Fitues i Diplomës së Artë në "Musica Contemporanea”, World Choir Games, Belgjikë (2021)
  5. Fitues i Kategorisë F (vendi i parë) në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj (Europian Music Festival for Young People), Belgjikë (2022)
  6. Fitues i Kategorisë G - Pennant Category (vendi i parë) në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj (Europian Music Festival for Young People), Belgjikë (2022)
  7. Siparantum u zgjodh nga juria profesionale “Laureate Concert” në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj (Europian Music Festival for Young People), Belgjikë (2022)
  8. Fitues i Kategorisë A1 - Choirs of Mixed Voices - Difficulty Level I (Kategoria për koret miks - niveli më i lartë i vështirësisë) në "Lisbon Sings," Portugali (2022)
  9. Diplomë e Artë A1 - Choirs of Mixed Voices - Difficulty Level I (Kategoria për koret miks - niveli më i lartë i vështirësisë) në "Lisbon Sings," Portugali (2022)
  10. Diplomë e Argjendtë në Kategorinë e Muzikës Sakrale (Sacral Music) "Lisbon Sings," Portugali (2022)
  11. Medalje e Artë - Konkursi i Kampionëve (The Champions Competition) - Musica Contemporanea në World Choir Games (2023), Kore e Jugut
  12. Medalje e Artë - Konkursi i Kampionëve (The Champions Competition) - Kori i Përzier  (Mixed Choir) në World Choir Games (2023), Kore e Jugut