Kryengritja e Lyknesteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirëpo edhe pas kësaj fushatë të pasuksesshme, e cila synonte të dobësonte ndikimin e Athinës ne këtë zonë kufitare të Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorë nga përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhëniet me shtetin e molosëve. Ajo kishte shumë nevojë për përkrahjen e këtij shteti të ri energjik në qendër të Epirit. Përmes territorit të tij Athina mund të kontrollonte nga shpina maqedonet e paqëndrueshëm të Perdikës si dhe thesalet, me te cilët ajo sapo kishte krijuar lidhje miqësore pas kryengritjes së lynkesteve (433 p.e.s.).

Nga ana tjetër, me këto marrëdhënie Athina synonte të kishte edhe përfitime ekonomike. Se sa rendësi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, këtë e tregon dhe fakti se ajo në këtë kohë merr përsiper edukimin e Tharipës së vogël në një nga shkollat e Athinës dhe e pret atë më vonë në Athinë me nderime të veçanta duke e regjistruar si qytetar nderi.