Kurorëzimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kurorëzimi i Charles VII i Francës

Kurorëzimi është një ceremoni që shënon emërimin e monarkut ose konsortin e tij me fuqinë mbretërore, veçanërisht përfshin vendosjen e kurorës mbi kokën e tij ose të saj, dhe prezantimin e mjeteve tjera të shenjave mbretërore. Ky rit mund të përfshijë edhe marrjen e një betimi të veçantë, blatimin e besnikërisë dhe nënshtrimin nga sunduesi i ri ose kryerja e disa veprimeve të tjera rituale me një domethënie të veçantë për një komb të caktuar. Kurorëzimet ishin dikur rituale jetësore në shumë nga monarkitë e botës, gjë që ka ndryshuar me kalimin e kohës për shkak të një morie faktorësh si ato socio-politik dhe fetar. Ndërkohë që shumica e monarkive e kanë zbatuar me rite formale ardhjen e një monarku të ri, emërimin ose bekimin, kurorëzime bëhen në Mbretërinë e Bashkuar, Tonga dhe disa vende aziatike.

Përveç veshjes së monarkut me një diademë dhe simbole të tjera të shtetit, kurorëzimet shpesh përfshijnë lyerjen me vaj të shenjtë, ose krismën, siç quhet ndryshe. Kudo që një sundues lyhet në këtë mënyrë, ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar dhe Tongën, ky ritual kryhet me një domethënie të madhe fetare, duke ndjekur shembujt e Biblës. Disa vende të tjera përdorin ritet e larjes ose spastrimit, pirjen e një pije te shenjtë, ose disa praktika te tjera fetare për të arritur një efekt të caktuar. Këto akte simbolizojnë dhënien e miratimit hyjnor për monarkun lidhur me modelin ose shembullin shpirtëror dhe fetar të vendit.

Në të shkuarën, konceptet e pushtetit mbretëror, kurorëzimit dhe hyjnisë ishin shpesh të lidhura patundshmërisht. Në disa kultura të lashta, sunduesit shpesh konsideroheshin se ishin hyjnorë ose pjesërisht hyjnorë : Faraoni egjiptian besohej se ishte djali i Ra-së, perëndisë së diellit, kurse në Japoni Perandori besohej se ishte pasardhës i Amaterasus, perëndeshës së diellit. Roma shpalli praktikimin e adhurimit të perandorit ; në Mesjetën evropiane, monarkët pretendonin se kishin të drejtë hyjnore për të sunduar. Kurorëzimet ishin dikur një pasqyrim vizual i këtyre lidhjeve të pretenduara, por shekujt e tanishëm kanë parë pakësimin e këtyre besimeve për shkak të rritjes së demokratizimit dhe sekularizmit. Kështu kurorëzimet (ose elementët e tyre fetare) shpesh janë hedhur tutje, ose shndërruar për të reflektuar natyrën konstitucionale të shteteve ku ato mbahen. Gjithsesi, disa monarki përsëri zgjedhin për të ruajtur një dimension fetar në ritualet e tyre. Disa monarki të tjera kanë adoptuar ceremoni më të thjeshta emërimi ose inaugurimi, ose pa ceremoni fare.


Përmbajtja
Historia dhe zhvillimi • Fuqia mbretërore • Trashëgimtarët ligjorë
Në antikitetEgjipti i Lashtë • Izraeli i Lashtë • Persia e Lashtë • Roma Perandorake dhe Bizanti
Në periudhën moderne

  Afrika: Perandoria Afrikano-Qendrore • Egjipti • Etiopia • Lesotho • Swaziland • Mbretëria Toro

  Amerika: Brazili • Haiti • Meksika • Shtetet e Bashkuara të Amerikës

  Azia: Butani • Brunei • Kamboxhia • Irani • Japonia • Jerusalem • Korea • Laosi • Malajzia • Nepali • Tajlanda

  Evropa Lindore: Shqipëria • Bosnja • Bullgaria • Kroacia • Greqia • Hungaria • Polonia • Rumania • Rusia • Serbia dhe Jugosllavia •

  Evropa Perëndimore: Austria • Bavaria • Belgjika • Bohemia • Danimarka • Franca • Perandoria e Shenjtë Romake • Italia • Lihtenshtajni • Luksemburgu • Monako • Holanda • Norvegjia • Portugalia • Prusia • Skocia • Sicilia dhe Napoli • Spanja • Suedia • Mbretëria e Bashkuar • Vatikani

  Oqeania: Havai • Tonga

Historia dhe zhvillimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Detaje të mozaikut me mbretin Roger II i Sicilisë duke marrë kurorën direkt nga Jezus Krishti, Martorana, Palermo.

Kurorëzimet, në njërën apo tjetrën formë, kanë ekzistuar qysh në kohët e lashta. Të dhënat egjiptiane tregojnë skena të kurorëzimit si ajo e Seti I[1] në vitin 1290 p.e.r. kurse shkrimet e biblës (Dhjata e Vjetër) dëshmojnë rite të veçanta lidhur me uzurpimin e fronit,detaje më të hollësishme gjenden tek II Mbrëtërve 11:12 dhe II Kronikave 23:11. Këto të dhëna biblike influencuan më vonë ceremonitë evropiane, bashkë me ato të Etiopisë dhe Tongës, mbas konvertimit të këtyre tokave në Krishterim. Në vendet jo të krishtera, ritualet e kurorëzimit evoluuan nga një varietet burimesh, shpesh të lidhura me besimet fetare të vendeve të caktuara. Budizmi, për shembull, influencoi ritualet e kurorëzimeve në Tailandë, Kamboxhia dhe Butan, kurse elementë e Hinduizmit luajtën një rol të rëndësishëm në ritet nepaleze. Ceremonitë e përdorura në Egjiptin modern, Malajzinë, Brunei-n dhe Iranin u formuan nga Islamizmi, kurse ritualet e Tongës kombinojnë ndikimet e Polinezisë së Lashtë bashkë me ndikimet anglikane moderne. Gjithsesi, janë ceremonitë e kurorëzimit në Evropë, më specifikisht ajo që përdoret në Britaninë e Madhe (e fundit ndodhi më 1953), që janë më të njohura për perëndimorët. Këto janë trashëguar nga rite fillimisht të krijuara në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe Bizant, dhe solli apogjeun e tyre gjatë periudhës mesjetare.

Kurorëzimet evropiane të Mesjetës ishin në esencën e tyre kombinimi i ritit të krishterë të lyerjes me vaj bashkë me elementë të shtuar. Në disa vende evropiane përpara adoptimit të Krishterimit, sunduesi përpara zgjedhjes ngrihej mbi një mburojë, dhe duke qëndruar aty, mbahej në shpatullat e disa prej prijësve kresorë të vendit ose fisit në një kortezh të rrethuar nga njerëz. Kjo zakonisht kryhej tre herë. Pas kësaj, mbretit i jepej një shtizë dhe një diademë prej mëndafshi ose liri (nuk duhet të ngatërrohet me një kurorë) vendosej sipër ballit si shenjë e pushtetit mbretëror.[2] Pas konvertimit në Krishterim, ceremonitë e kurorëzimit sa erdhën e u bënë më me zbukurime, në varësi të vendit në fjalë dhe elementët e krishterë-sidomos lyerja me vaj-erdhën në qendër të vëmendjes.[3] Kurora dhe skeptri, të përdorura në kurorëzimet e ndryshme që në kohët e lashta, patën një domethënie të madhe bashkë me rruzullin si simbole të rregullit hyjnor të gjërave dhe me monarkun si zotëruesi hyjnor i paracaktuar të sundojë dhe mbrojtës i dominionit të tij. Gjatë Mesjetës, ky rit konsiderohej jetësor në disa mbretëri evropiane saqë i referohej si një "sakrament i tetë". Sunduesi i lyer me vaj shikohej si një "mixta persona", gjysmë prift dhe gjysmë laik, por kurrë njëri nga këta i tëri. Ky nocion ka vazhduar deri në shekullin e 20-të në Rusinë cariste, ku Cari mendohej se ishte i "martuar" me nënshtetasit e tij gjatë ceremonisë së kurorëzimit.

Ceremonitë e kurorëzimit rrodhën nga një pikëpamje në të cilën monarkët shiheshin sikur ishin të paracaktuar jo vetëm për të shërbyer si liderë ushtarakë ose politikë, as si drejtuesë formalë ose simbole historike-një rol shpesh i luajtur nga monarkët sot-por për të zotëruar një vend jetë dhe "shpirtëror".[4] Kurorëzimet u krijuan për të reflektuar dhe për të dhënë mundësi këtyre lidhjeve të pretenduara; gjithsesi, sistemet e besimit që e lindën atë janë ndryshuar radikalisht në këto shekuj për shkak të sekularizmit, egalitarianism dhe ngritjes së konstitucionalizimit dhe demokracisë. Gjatë Reformacionit Protestant, ideja e monarkëve të paracaktuar nga hyjnitë filloi të sfidohej. Iluminizmi dhe revolucione të ndryshme të tre shekujve të fundit të gjithë ndihmuan ta shtyjnë përpara këtë tendencë, derisa dimensioni fetar i ceremonisë është bërë relativisht i pakuptimtë në të gjitha mbretëritë përveç disave(kryesisht në Azi dhe Oqeani).Kështu që, shumë monarki-kryesisht në Evropë-e kanë përjashtuar kurorëzimet, ose i kanë transformuar rite më të thjeshta si inaugurimi ose bekimi reflektojnë më mirë natyrën sekulare të këtyre vendeve. Nga të gjitha monarkitë evropiane të sotme, vetëm Mbretëria e Bashkuar përsëri ruan ritin e saj mesjetar të kurorëzimit, edhe pse ky ritual është ndryshuar në shekujt e fundit. Disa kombe të tjera që kurorëzojnë sunduesit e tyre përfshijnë Kamboxhia-n, Tailandën, Tongën, Butanin, Lesotho-n, Brunei-n, Mbretërinë e Toro-s dhe Svazilandin. Papati e ruan mundësinë e kurorëzimit, edhe pse asnjë papë nuk e ka përdorur këtë mënyrë që në 1963-shin.

Fuqia mbretërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shumicën e mbretërive, një monark që vjen në fron prej trashëgimisë, nuk duhet të kryejë një kurorëzim për të hipur mbi të. Mbreti Eduard VIII i Mbretërisë së Bashkuar, për shembull, nuk sundoi aq gjatë sa duhej që të kurorëzohej përpara se të abdikonte, prapë ai ishte mbreti i padiskutueshëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe Perandor i Indisë gjatë sundimit të tij të shkurtër. Kjo ndodh sepse në Britani, ligji përcakton se në momentin që monarku vdes, i riu merr fronin; kështu, nuk ka asnjë kur froni është vakant.[5] Në Francë, mreti i ri hipi në fron kur arkivoli i monarkut të kaluar poshtë nën kubenë e Basilikës Shën Denis dhe Duka i Uzes deklaronte: Mbreti i vjetër vdiq. Jetë të gjatë mbretit të ri![N 1][6] Në Hungari, në anën tjetër, asnjë sundues nuk konsiderohej legjitim derisa të kurorëzohej, [7][8][N 2] kurse monarkët e Belgjikës dhe Shqipërisë nuk lejoheshin të ushtronin asnjë privilegjeve derisa të bënte betimin formal konstitucional përpara parlamentit të vendit.[9] Mbas zgjedhjes së tyre, mbretërit polakë u lejohej që të kryenin një sërë aktesh politike përpara se të kurorëzoheshin, Following their election, the kings of Poland were permitted to perform a variety of political acts prior to their coronation, por nuk lejoheshin të ushtronin asnjë prej fuqive të tyre gjyqësore përpara kurorëzimit.[10]

Trashëgimtarët ligjorë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kurorëzimi i Filipit të II, djalit të mbretit Luigji VII i Francës, si Mbret i Ri

Gjatë Mesjetës, dinastia Kapetiane zgjodhi që trashëgimtarët e vet ligjorë të kurorëzoheshin gjatë jetës së tyre për të shmangur grindjet e mëtejshme.[11][12] Kjo praktikë më vonë u adoptua nga Shtëpia e Anzhusë. Nga momenti i kurorëzimit të tyre, trashëgimtarët konsideroheshin si mbretër të rinj(rex iunior), por ata zotëronin shumë pak fuqi. Fisnikëria nuk e pëlqeu këtë zakon, sepse reduktonte shanset e tyre për të përfituar nga një grindje e mundshme për fronin.[13]

Trashëgimtari i fundit ligjor i fronit francez që u kurorëzua gjatë mbretërimit të babait të tij ishte Filipi i II i Francës, kurse i vetmi në në Angli ishte Mbreti i Ri Henri, që u kurorëzua veçmas dhe më pas bashkë me gruan, Margaretën e Francës (1158-1197). Kjo praktikë u braktis nga të gjitha mbretëritë që e adoptuan, sepse rregullat e parëlindjes u bënë më të forta. Kurorëzimi i fundit i trashëgimtarëve të ligshëm ishte kurorëzimi i Ferdinand-it të I të Austrisë si Mbret i Ri i Hungarisë.[14]

Në antikitet[redakto | redakto tekstin burimor]

Egjipti i Lashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Faraonët e Egjiptit të Lashtë besoheshin se ishin pasardhës direkt të perëndive. Këto perëndi besoheshin se akordonin fuqi speciale tek sunduesi, që ishin të gjitha jetësore për mbajtjen e rregullit tokësor dhe kozmik. Kështu, kurorëzimi i një faraoni nuk ishte thjesht një rit për ta deklaruar atë si mbret ose të ligjërojë të drejtën e tij për të sunduar; Në të vërtet ai ndihmonte në transmetimin e fuqive mbitokësore te sunduesi i ri egjiptian. Në këtë ceremoni, mbreti transformohej në perëndi duke kuptuar bashkimin e tij me ka-në(ka në egjiptianishte do të thotë shpirt) mbretërore ose fuqinë jetësore të shpirtit. Të gjithë mbretërit egjiptianë zotëronin ka-në mbretërore dhe në kurorëzimin e tij ose të saj, monarku bëhej hyjnor si "ai me ka-në mbretërore" kur forma e tij njerëzore zëvendësohej nga elementi i pavdekshëm, që rrjedh mbi gjithë trupin e tij dhe jeton në të.[15] Kjo e bënte atë djalin e Ra-së, perëndisë së diellit, Horus-it, perëndisë fajkua dhe Osiris-it, perëndisë së jetës, vdekjes dhe pjellorisë. Nga Mbretëria e Mesme e më vonë, faraoni gjithashtu shihej si djali i Amun-it, mbretit të perëndive egjiptiane, derisa kulti i tij u shua në shekujt e mëvonshëm. Kur vdiste, mbreti bëhej plotësisht hyjnor, sipas besimit egjiptian, duke u asimiluar nga Osiris-i dhe Ra.[15]

Menjëherë pas vdekjes së faraonit sundimtar, pasardhësi i tij caktohej menjëherë, në mënyrë që ruajtja kozmike e kombit të mbetej e pathyeshme. Ndërsa monarku i ri, ngjitej në fron ditën tjetër, ceremonia e kurorëzimit nuk ndodhte deri ditën e parë të një sezoni të ti, duke simbolizuar një periudhë të re. Ceremonia kryhej zakonisht në Memfis nga prifti i lartë, që e veshte mbretin e ri me fuqitë e nevojitura për të vazhduar punën e paraardhësit.[16]

Si njё mёnyrё për t'i kujtuar popullit fuqinë e tij tё mbinatyrshme, faraoni vishte elementё tё ndryshёm tё shenjave mbretёrore që varionin sipas periudhave tё historisë sё Egjiptit. Ndër këto ishin njё mjekёr false e përbëre prej qimeve tё dhisë, duke e identifikuar veten me perëndinë Osiris ; njё skeptër me formë si shkop bariu i njohur ndryshe si heka, që do tё thotë sundues dhe lidhej shpesh magjinë ; dhe njё kamzhik i quajtur Nekgakha, simbol i fuqisë dhe autoritetit. Monarku i ri vishte gjithashtu njё përparëse, kurse kurrizi i tij mbrohej nga bishti i njё demi që varej prej rripit, simbol i fuqisë, ndonёse mё vonë kjo u hoq.[17] Ai vendoste njё kurorё gjatё kurorёzimit: nё varёsi tё kohёs, mbretit mund t'i jepej Kurora e Bardhё ose Hedjet(kurora e Egjiptit tё Sipёrm), Deshret ose Kurora e Kuqe(diadema e Egjiptit tё Poshtёm), Pschent ose Sekhmeti(Kurora Dyshe, duke kombinuar Kurorёn e Bardhё me Kurorёn e Kuqe), Nemes(kapele koke me shirita), ose Khepresh ose Kurora Blu.[16][17] Nё pёrgjithёsi, Pschent-i pёrdorej pёr rastet mё tё veçanta,[16] dhe u akordohej tё gjithё faraonёve qё nga dinastia e parё.[18] Kur Hedjet-i kombinohej me puplat e kuqe tё strucit tё kultit tё Osiris-it, kurora do quhej Atef.

Izraeli i Lashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas Biblës, mbretërit në Israelin Biblik kurorëzoheshin dhe lyheshin me vaj, shpesh herë nga një profet ose Kohen Gadol(prift i lartë). Në I Samuel 10:1, profeti Samuel lyen me vaj Saulin që do të jetë mbreti i parë i Izraelit; më vonë te Samuel 16:13, ai lyen Davidin që zëvendëson Saulin. Në II Samuel 12:30, Davidi kurorëzohet me kurorën Amonite, pas pushtimit të Rabbah-ut, kreqytetit amonit. II Mbretërve 9:1-6 tregon lyerjen me vaj të Jehut si mbret i Mbretërisë së Izraelit. Libri i Esther-it 2:17 lidh kurorëzimin E Esther-it si bashkëshorte e Ahasuerus, mbretit të Persisë. Ahasuerus dikur identifikohej me Kserksin e I të Persisë, edhe pse shumica e studiuesve e hedhin poshtë këtë lidhje sot.[19] Ai gjithashtu është identifikuar me Artakserksin e I dhe të II. Të dhëna më të detajuara të kurorëzimeve në Judenë e Lashtë gjenden në II Mbretërve 11:12 dhe II Kronikave 23:11, në të cilat 7 vjeçari Jehoash kurorëzohet pas një grushti shteti kundër uzurpuesit Ataliah. Mbreti u drejtua për te një "shtyllë", "ashtu siç ishin punët", ku një kurorë u vendos sipër kokës së tij dhe brohoritje u dhanë për të, mbas lyerjes me vaj nga duart e priftit të lartë dhe djemve të priftit. Më pas, njerëzit filluan të duartrokisnin duke bërtitur "zoti shpëtoftë mbretin" dhe trumbetat binin, muzika luhej dhe këngëtarët këndonin himne lavdërimesh. Të gjithë këta elementë do gjenin një rrugë si në njërën apo tjetrën formë në ritualet e kurorëzimit në Evropën e ardhshme pas konvertimit të Evropës në Krishterim shumë shekuj më vonë, dhe të gjitha ritet e krishtera vazhdojnë këto shembuj.

Persia e Lashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Historiani dhe filozofi i Greqisë së Lashtë Plutarku shkroi veprën e tij "Jeta e mbretit Artakserks" ku thuhej se mbreti persian duhej të shkonte në qytetin antik Pasargade për ceremoninë e tijtë kurorëzimit. Kur shkonte atje, ai hynte në një tempull të "një perëndeshe luftarake, e cila ishte e ngjashme me Artemisën" (emri i të cilës është i panjohur, as tempulli nuk është lokalizuar), dhe zhvesh rrobat e tij dhe i zëvëndëson ato me rrobat e vesura nga Kiri I në kurorëzimin e tij. Pas kësaj, ai duhet të hante fiq, terpentinë dhe një gotë qumësht të thartë.[20]

Roma Perandorake dhe Bizanti[redakto | redakto tekstin burimor]

Perandorët romakë tradicionalisht duartrokiteshin nga senati ose nga një legjion që fliste për të tërë ushtrinë dhe më pas konfirmohesin pa ndonjë ritual të veçantë. Diadema lindore u prezantua më vonë nga Aureliani,[21] por asnjëherë nuk u bë pjesë të shenjave mbretërore deri në sundimin e Konstandinit.[3] Para kësaj, sovranët romakë vishnin një mantel të purpurt dhe ndonjeherë një kurorë dafine si emblemë të postit të tyre.[3]

Pas marrjes së diademës nga Konstandini, perandorët e ardshëm romakë dhe bizantinë vazhduan vendosjene saj si simboli suprem i autoritetit. Ndonëse nuk kishte ceremoni specifike fillimisht, kurorëzimi filloi të evoluojë gradualisht në shekullin e ardhshëm. Perandori Julian ngrihej mbi një mburojë dhe kurorëzohej me një varëse ari;[3] pastaj ai vendoste një diademë të zbukuruar me bizhu. Perandorët e ardhshëm u kurorëzuan në një mënyrë të ngjashme deri në vendimin e momentit kur Patriarku i Konstandinopojës vendoste kurorën mbi kokën e perandorit. Historianët debatojnë se kur ndodhi kjo për herë të parë, por ky precedent u vendos për herë të parë gjatë mbretërimit të Leo II, që u kurorëzua nga Patriarku Acacius në 473. Ky ritual përfshinte recitimin e lutjeve nga prelatët bizantinë mbi kurorën, një zhvillim tjetër tjetër jetësor në radhën liturgjike të kurorëzimeve. Pas këtij evenimenti, sipas Enciklopedisë Katolike, "elementi kishtar në ceremonitë e kurorëzimit u zhvillua me shpejtësi".[3]

Burimi i te dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

http://en.wikipedia.org/wiki/Coronation

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Coronation scene of Seti I — Painted Relief, Temple of Abidos, Egypt. 19th. Dynasty 1317 B.C.:. aurorahistoryboutique.com. Vizituar në 9. Gusht 2008.
  2. ^ Coronation. Encyclopedia Britannica. 1911.. Vizituar në 25. Shtator 2008.
  3. ^ a b c d e Coronation.
  4. ^ group="N">Christian references include I Peter 2:13,17 and Romans 13:1-7. Information on the Islamic viewpoint may be found at Islamic Monarchy, from the Science Encyclopedia website. A Hindu perspective on this subject may be explored at the hindujagruti.org website; Why is it Said that Only a Brahman is Capable of Creating an Ideal King?. Retrieved on 10 September 2008.
  5. ^ Royal Household: Accession. Ceremony and Symbol. Vizituar në 4. Nëntor 2007.
  6. ^ Giesey, Ralph E. (1990). "Inaugural Aspects of French Royal Ceremonials", in Bak, János M: Coronations: Medieval and Early Modern Monarchic Ritual. Berkeley: University of California Press. Retrieved on 2008-09-25. 
  7. ^ Yonge, Charlotte (1867). "The Crown of St. Stephen", A Book of Golden Deeds Of all Times and all Lands. London, Glasgow and Bombay: Blackie and Son. Retrieved on 2008-08-21. 
  8. ^ Paul Nemes (10. Janar 2000): Central Europe Review — Hungary: The Holy Crown. Vizituar në 26. Shtator 2008.
  9. ^ The Constitution (Belgium), Article 91 (PDF). Parliament of Belgium. Vizituar në 25. Shtator 2008.
  10. ^ Gieysztor, Aleksander (1990). "Gesture in the Coronation Ceremonies of Medieval Poland", in Bak, János M: Coronations: Medieval and Early Modern Monarchic Ritual. Berkeley: University of California Press. Retrieved on 2008-09-25. 
  11. ^ Bartlett, Robert (2003). England Under the Norman and Angevin Kings, 1075-1225. USA: Oxford University Press. ISBN 0199251010. 
  12. ^ Staunton, Michael (2001). The Lives of Thomas Becket. Manchester University Press. ISBN 0719054559. Retrieved on 2009-06-23. 
  13. ^ Sedlar, Jean W. (1994). East Central Europe in the Middle Ages, 1000-1500. USA: University of Washington Press. ISBN 0295972904. 
  14. ^ Taylor, Alan John Percivale (1976). The Habsburg Monarchy, 1809-1918, Paperback, USA: University of Chicago Press. ISBN 0226791459. Retrieved on 2009-06-23. 
  15. ^ a b Jefferson Monet: The Royal Cults of the Kings of Ancient Egypt. www.touregypt.net. Vizituar në 26. Shtator 2008.
  16. ^ a b c Tony High: Pharaoh's Divine Power. Egyptology Online. Vizituar në 26. Shtator 2008.
  17. ^ a b Marie Parsons: Egypt: Ancient Egyptian Royal Regalia, A Feature Tour Egypt Story:. Tour Egypt. Vizituar në 26. Shtator 2008.
  18. ^ Fage, John Donnelly; Desmond J. Clark, Roland Anthony Oliver, A. D. Roberts (1975). The Cambridge History of Africa. Cambridge: Cambridge University Press, 521. ISBN 0521215927. 
  19. ^ Littman, Robert J (1975). The Religious Policy of Xerxes and the "Book of Esther". Center for Advanced Judaic Studies, University of Pennsylvania: The Jewish Quarterly Review. Retrieved on 2008-09-26. 
  20. ^ The Persian coronation ceremony at Pasargadae. Life of King Artaxerxes (translation). Livius (6. Shtator 2008). Vizituar në 26. Shtator 2008.
  21. ^ Ch. 1: "The Empire From Constantine to Justinian the Great", subsection "Reforms of Diocletian and Constantine. A History of the Byzantine Empire. Ellopos.net. Vizituar në 26. Shtator 2008.


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "N", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="N"/>