LCD

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
  1. fileri vertikal
  2. plani prej xhami me elektroda
  3. plani me faza nematike e kristalit të lëngët
  4. plani prej xhami me elektroda
  5. fileri horizontal
  6. plani reflektues

Ekrani me lëngë kristali (anglisht: liquid crystal display apo shkurt LCD ) paraqitës i signaleve elektrike në form figurash vizuale. Ky lloj ekrani për paraqitjen e fotografisë përdorë një masë kristali të lëngët e cila në kushte të caktuara ka aftësi të ndikoi në drejtimin e thyerjes së dritës. Aparatet e ashtuquajtura TFT të gjeneratës së tanishme e posaqërisht gjenerata e Televizorëve të "hollë" (ang. flat) përdorin kryesisht këtë llojë ekrani.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Zhvillimin e teknologjisë në këtë drejtim si duket e hapi Oto Leman me punimin e tij mbi kristalet e lëngëta në vitin 1904. Në vitin 1911, Çarls Mauguin bënë përshkrimin e strukturës dhe vetive të këtyre kristaleve ndërsa firma amerikane Marconi Wireless Telegraph Company patenton në vitin 1936 teknologjinë e ventileve të dritës me kristale të lëngëta. Punimi i parë shkencorë mbi këto kristale u botua me punimin "struktura molekulare dhe vetit e kristaleve të lëngëta" (org.:Molecular Structure and Properties of Liquid Crystals) nga Dr.Gjorgj Grej në vitin 1962.

Gjatë fundit të viteve 60-ta firma britanike Radar Research Establishment mbështeti punimet e Gjorgj Grejt me një ekip ndihmëse. Kështu këta ja arrin të zbulojnë që kristali i lëngët "Cyanobiphenyl" i plotësonte kërkesat (stabiliteti, temperatura) për prodhimin e LCD-së.

Ekrani i parë i përdorur në praktikë bazohej në metodën dinamike shpërndarëse DSM (org.:Dynamic scattering mode). Ky lloj ekrani u futë në përdorim në Amerikë në vitin 1968 nga një grup në Radio Corporation of America (RCA). Udhëheqësi i këtij grupi Gjorgj Hajlmajar themeloi më vonë firmën Optel në të cilën u prodhuan disa LCD-së në bazë të këtij principi.

Në vitin 1969 amerikani Xhems Fergason zbuloi efektin e fazave nematike në hapësirë (ang. "twisted nematic field effect"). Në[ vitin 1971 ai filloi të përdorë këtë teknologji për prodhimin e ekraneve në firmën e tij ILIXCO e cila sot (2005) është e njohur me emrin LXD Incorporated. Kjo teknologji e prodhimit të LCD e zëvendësonte kualitetin e dobët që sillte teknologjia me metodën dinamike të shpërndarjes (DSM)