Lajla Përnaska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lajla Përnaska

Noimage.png

Emri: Lajla
Mbiemri: Përnaska
Profesioni: politikane, mjeke

Lajla Përnaska lindi më 14 qershor të vitit 1961Tiranë, është një politikane dhe mjeke shqiptare, deputete e Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1985 studjon në Universitetin e Tiranës në drejtimin Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme.
Në vitin 1985 vazhdon studimet në Universitetin "René Descartes" në Paris, dega Pediatri e Përgjithshme.
Në vitin 2000 përsëri vazhdon studimet në Universitetin "Henri Poincore" në Francë, dega Politika shëndetësore dhe zhvillimi
Lajla Përnaska mbron titullin Master në Politikat Shëndetësore dhe të Zhvillimit si dhe bën studime në drejtimin Marrëdhënie NdërkombëtareIRERIEFrancë në vitin 2006.
Në drejtimin Studime Europiane (SHPUSE - Tiranë). është kandidate për master në vitin 2007.

Veprimtaria politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë viteve 1995 - 2005 ishte anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, ndërkohë gjatë viteve 1999 - 2002 ishte drejtuese e Departamentit të Politikave sociale e gjinore pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga korriku i vitit 2005 dhe në vazhdim ushtron detyrën Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në Legjislaturen XVII në zonën zgjedhore: Lista shumemërore.
Nga janari i vitit 2006 dhe në vazhdim ushtron detyrën Anetare në Assamblenë Popullore të KE dhe Kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, Shëndetit dhe Familjes në Assamblenë Popollore.

Veprimtaria profesionale[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë viteve 1985 - 1988 ushtron detyrën si mjeke në Institutin e Pediatrisë.
Gjatë viteve 1989 - 1994 ushtron detyrën si mjeke në spitalet Saint-Vincent de Paul dhe NeckerParis;
Gjatë viteve 1995 - 1997 ushtron detyrën si këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë.
Në vitin 1998 ushtron detyrën Drejtore e Programit NESMARK.
Gjatë viteve 1997 - 1999 ushtron detyrën si Drejtuese e Federatës së Gruas shqiptare.
Nga viti 2000 ushtron detyrën si Drejtuese e Unionit "Gjinia dhe Zhvillimi".
Gjatë viteve 2001-2005 ushtron detyrën si konsulente kombëtare pranë organizmave botërore si ef UNICEF, PNUD, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

++++++++++++

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Librat[redakto | redakto tekstin burimor]
  • "Për fëmijën tuaj"
  • "Zhvillimi psikologjik i fëmijëve"
  • "Të rinjtë dhe shëndeti riprodhues"
  • Platforma "Gruaja, familja, shoqëria"
  • "Balanca gjinore në politikë"
  • "Antistres"
  • "Udhërrëfyes i adoleshencës" - Artikuj shkencorë dhe analitikë të publikuar në median e shkruar për çështjet gjinore dhe të shëndetësisë.
Specializime[redakto | redakto tekstin burimor]

Specializime dhe trajnime në fushën e politikave të zhvillimit, barazisë gjinore dhe të pjesëmarrjes së gruas në lidership në vende të ndryshme të botës si Danimarkë, Suedi, Holandë, Izrael, USA, Itali, Indi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj. Bashkëpunëtore e ngushtë dhe/ose konsulente pranë Organizmave Ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, PNUD, UNICEF, UNHCR, Banka Botërore, OBSH, OSBE, Ambasada Amerikane, Franceze, Norvegjeze, Consorzio Promosud Itali etj. Drejtuese dhe pjesëmarrëse në grupe studimore lidhur me problemet social-shëndetësore të fëmijëve, të rinjve, grave, grupeve vulnerabël të shoqërisë. Përfaqësuese e Aleancës Ndërkombëtare të Grave pranë Këshillit të Europës që prej vitit 1999. Bashkëthemeluese e programit rajonal Gender Task Force të Paktit të Stabilitetit që prej 1999, si dhe një nga drejtueset e programit të Paktit të Stabilitetit “Gratë mund t’ia arrijnë” dhe e Programit Gratë në lidership të PNUD-it 2003. Trajnuar në shtator 2004 në Programin e Departamentit të Shtetit (USA) për “Gruan në politikë”.