Laraska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Laraska
In Yellowstone Bear World (near Idaho Falls)
In Yellowstone Bear World (near Idaho Falls)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Passeriformes
Familja: Corvidae
Gjinia: Pica
Speciet: P. hudsonia
Emri binominal
Pica hudsonia
Sabine, 1823

Laraska (Pica hudsonia)

Gjatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

44-46 cm, krahët e hapur: 52-60 cm.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Bishti përfaqëson gjysmën e gjithë gjatësisë së shpendit. Është i pangatërrueshëm për shkak të kontrastit bardh e zi të puplave dhe formës së gjatë dhe elegante. Në distanca të afërta, puplat duken ngjyrë jeshile e shndritshme, vjollcë dhe blu e feksur. Sjelljet e tyre shoqërore janë magjepsëse. Në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës grumbullohen në tufa të mëdha, por më shpesh qëndrojnë në çift.

Përhapja dhe habitati[redakto | redakto tekstin burimor]

I gjen në një shumëllojshmëri habitatesh duke filluar nga tokat bujqësore me gardhe të mëdha e të dendura e deri tek parqet pranë qendrave të banuara e qyteteve.

Riprodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Foletë i ndërtojnë në pemë, ose në shkurre të larta. Ato janë tepër karakteristike: të mëdha në trajtë të rrumbullakët. Hapësira brenda i ngjan një dhome ku shpendi lëshon 5-8 vezët që bën. Ngrohja e tyre nis në prill dhe vezët çelin pas 17-18 ditësh. Të vegjlit kanë bisht më të shkurtër se prindërit e tyre dhe janë në gjendje të fluturojnë plotësisht pas 24-30 ditësh.

Ushqimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqehen me insekte, megjithëse herë pas here ushqehen edhe me shpend të vegjël dhe vezë. Rrallë hanë edhe kafshë të ngordhura, drithëra, fara etj.

Zëri[redakto | redakto tekstin burimor]

I fortë dhe i ngjirur, kurse kënga ngjan si: “çatçatçatçatçatçatçak”.